Qeveria ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi menjëherë, janë zëvendësuar dy përfaqësuese të pushtetit qendror në këtë këshill.
Më konkretisht:
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, e cila u lirua nga detyra më 12 mars është zëvendësuar nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla,e cila u shkarkua në shtator 2024 është zëvendësuar nga Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.
Vendimi është miratuar me propozimin e Kryeministrit dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.
Komente
