TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
Nëpërmjet një reagimi, Cuci falenderon kryeminstrin Edi Rama që pranoi lirimin nga detyra duke thënë se ishte kërkesë e saj që të ishte e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Teksa shpreh falenderim për për kryeministrin Edi Rama që i besoi detyrën në 5 vite shërbimi si zv.ministre e Turizmit, thotë se do të vazhdojë të jetë një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon. Ndër të tjera nuk jep asnjë sqarim përse kërkoi lirimin nga detyra.
"Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë civile dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin. Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim!
Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t'i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional. Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës.
Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kontribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon. Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë.
Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik. I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë! Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare", shkroi Cuci.
Mendoj se vendimi ka qen i mirmenduar dhe i analizuar mjaft mire nga te gjithe
PërgjigjuDikush duhet ta merrte pergjegjsine per ate cka ndodhi. Veprim i matur dhe me mend
PërgjigjuKam besim se Rama ka bere dicka te drejte sepse ai e di ceshte me e mira per vendin
PërgjigjuRama ka marre vendimin e duhur sic e ben gjithmone
PërgjigjuEpo kshu eshte kush nuk ben punen sic duhet keshtu do te perfundojne.
PërgjigjuGjithmone i kam rrespektu vendimet e Rames sepse ai e di me mire.
Përgjigjudetyren znj ornela e k zbatuar por ngjarja e fundit ne livadh ka ndryshuar shume ecurin e saj dhe besoj eshe vendim i drejt
Përgjigjuqeveria ka fgilluar te mare vendimet e duhura dhe them shyqyr qe doli njeri te heqi te paaftet nga puna
Përgjigjuperderisa eshte mare ky vendim do te thote qe nuk eshte bere puna sic duhet.Mendoj se qeveria ka mare vendimin e duhur.
PërgjigjuVendimet e qeverise jane gjithmone te duhurat
PërgjigjuAi qe e meriton do rrije ne pune
Përgjigjuvendim i duhur dhe i detyruar nga ngjarja e fundit ne livadh me vjen keq per familjaret qe humben vajzen e tyre 7 vjecare
Përgjigjumendoj se ky shkarkim eshte i arsyeshem pas ngjarjes se fundit e vajzes 7 vjecares
PërgjigjuJa pra,kryerilindasi e hodhi hapin e "madh" shkarkoj nje zv.ministre me mbiemer ÇUÇI,me mbiemrin e burrit te Delinës pra. Prandaj o burra salishpella e likebanditi,lyeni me boj te kuqe muret e shokutkryerilindas te ministria e turizmit tani dhe hajdeni anes e pas anes deri te marrveshja nëntavolinë. Nuk ju la me luge bosh kryerilindasi dhe kjo ska per te ndodhur kurre,kurrë. Hidheni vallen siç dini ju kodoshe politikane....
PërgjigjuAaa jo shkarkim te pakten 5 vjet burg
PërgjigjuOrnela eshte ajo qe tha nese cmimet jane te shtrenjta shkoni ne ndonje vend te lire ... Nje tjeter emer per te harruar nga qeverisja Rama.
Përgjigju