PD merr vendimin/Hapet procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputetë nga anëtarësia

25 Qershor 2020, 12:27| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 13:22

  • Share

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputet  duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale. Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Sipas PD, ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë. Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. 

Përmes këtij procesi PD thotw se garanton një proces të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Sipas PD, gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD.

I. FAZAT E PROCESIT:

Procesi do të realizohet në 4 faza:

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

-          Propozimi nga anëtarët e partisë në mbledhjet e Grupseksioneve, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.

-          Vetëkandidimi, ku një person shpreh interes për të qenë kandidat i mundshëm. Vetëpropozimi duhet të shoqërohet me mbështetjen e të paktën 10 anëtarëve të Partisë.

Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

Seleksionimi i kandidatëve tëdalë nga fazae parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

1.      Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;

2.      Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e Partisë

Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark.Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar

Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë:(1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

II. PARASHKIMET MË TË RËNDËSISHME TË PROCESIT:

1.      Procesi do të realizohet sipas afatave të paracaktuara dhe të shpallura publikisht.

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

25 Qershor – 31 Korrik 2020

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

1 Gusht  - 15 Shtator 2020

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë

15 Shtator – 30 Shtator 2020.

Faza 4: Përzgjedhja

 

Sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor

2.      Udhëzimi parashikon kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, ku mund të veçohen kriteret që lidhen me profilin e spikatur shoqëror në Degë apo Qark, integritetin e lartë moral dhe përgatitjen e lartë profesionale; standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimi. Seleksionimi i kandidatëve bëhet sipas një metodologjie të shpallur paraprakisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Secili kandidat plotëson një formulat që përmban të dhënat personale, profesionale dhe politike, duke përfshirë edhe integritetin dhe pastëritë e figurës.

3.      Në proces do të marrin pjesë vetëm anëtarët që plotësojnë kriteret statutore dhe që figurojnë të regjistruar në Regjistrin Elektronik të Antarësisë.

4.      Për të shmangur konfliktin e interesit procesittë propozimit, seleksionimit dhe konsultimit nuk i nënshtrohen Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryeministrat gjatë qeverisjes së PD. Gjithashtu, nuk lejohet që pjesë e këtij procesi të jetë lidershipi lokal i partisë (Kryetar dhe Sekretar Dege).

5.      Udhëzimi parashikon në detaje rregullat e procesit në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë, që të jenë të kuptueshme për cdo person që bëhet pjesë e procesit.

6.      Kandidatët do të nënshkruajnë një Deklaratë personale, ku pranojnë se i kuptojnë rregullat dhe ku marrin përsipër përgjegjësitë sipas Kodit të Etikës që të mos përfshihen në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda Partisë. Shkelja e zotimeve të përfshira në këtë Deklaratë, passjell skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidatëve që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia.

7.      Grupi Qendror i Koordinimit përcaktohet në udhëzimin për procesin. Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve dhe Komisioni Zgjedhor do të emërohen jo më vonë se data 25 Korrik 2020.


Lajmi kryesor:

Lista e kandidatëve për deputetë në PD brenda shtatorit! 4 fazat e përzgjedhjes


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?