Vendimi i rrallë i Bashkisë në Gjirokastër/ Nëse ju leh qeni në shtëpi, gjobë 1000-10.000 lekë (VIDEO)

19 Gusht 2020, 15:07| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 15:48

  • Share

Nëse do t’ju lehë qeni brenda shtëpisë dhe shqetëson fqinjët  në Gjirokastër do të gjobiteni me 1000 deri një 10.000 lekë. Ky vendim i rrallë është marrë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, teksa ka mbërritur si shqetësim nga banorët e këtij qyteti. Në vendim thuhet se mbajtja e kafshëve në shtëpi është një akt luksi.

"Persona të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiakë, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të industrializuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre", thuhet në vendim.

Ky veprim që mund të bëjë kafsha shtëpiake, do të quhet sipas vendimit neni 14 ii tij një kundërvajtje administrative "nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike."

Vendimi është mirëpritur edhe nga banorët e Gjirokastrës.

"Të tërë qentë lehin. Këtu është mbushur Gjirokastra me qen që lehin. Këtë masë ta kishte marrë kohë më përpara. Këto qentë që lehin poshtë e lartë pse të mos merren masa. Rrezikohet jeta e njeriut", thotë njëri nga banorët.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak po ashtu thuhet se duhet të "sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik. Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e racave të rrezikshme. Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe shpendët e tyre. Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpend."

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kimjongun: 20/08/2020 07:49

    E po pse vetem per korene e veriut fola une?E kisha dhe per Shqiperine vendin simoter.Hapi i pare eshte gjobitja e qenve i dyti eshte ngrenia ne hell ,zgare, ose qofte tirone kuptuat mo derra?Asnje çudi me gjirokastren nga ku u poll krijesa me e urryer e kombit tone aty vetem e keqja lulezon gjithmone tani e kapi me qente e keqja me e lehte per shqiptaret.

    Përgjigju
    • Flutura: 20/08/2020 10:49

      ...por ka raste qe leh me shume i zoti se qeni, si puna e ca konentuesve, qe meqe kane qene coban ne fshatrat nga kane ardhur dhe jane shiqeruar me qen e dhen e dhi, nuk rrijne dot pa qen ne qytet. Kige te reja me zakone te vjetra.

  • Iris: 20/08/2020 01:13

    Ky eshte nje nga vendimet me idiote qe jane marre ndonje here.Ju mund te vini gjobe kur qeni nuk mbahet me rrip nga i zoti,kur ndot ambjentet jashte dhe te zotet nuk i mbledhin jashqitjet e qenit ose kur eshte agresiv.3 veprime mund te rekomandoja per problemin konkret:1)qente te trajnohen nga specialist qe ti mesojne te jene sa me te qete,ne bote njihen keto <<kurse>> 2)-tredhja e qeneve,pamvarsisht gjinise,ndikon ne qetesimin e agresivitetit te tyre 3)-te zotet mund te kerkojne dhe te blene ne internet,pasi te jene konsultuar me veterineret,aparate speciale qe i bejne qente te pushojne se lehuri.

    Përgjigju
  • Qytetar: 19/08/2020 19:29

    Vendim shume i mire, por nese zbatohet akoma me mire. Kur komshinjve ju pelqen lehja e qeneve te tyre, pa pushim dite nate, dhe kur i thua qe eshte bere shqetesuese, merr nje pergjigje indiferente prej tij, duke te treguar epo qen eshte do lehi, ku edhe pasi e denoncojme ne polici per prishje te qetesise publike dhe ku nuk ka vullnet per te ndryshuar situaten, kjo eshte nje peripeci e gjate dhe ska te sosur. Urojme qe ky vendim te behet edhe ne Tirane per te rregulluar njehere e mire deryrat dhe detyrimet e gjithesecilit. Mbajtja e kafsheve eshte pergjegjesi, nuk eshte shaka!

    Përgjigju
    • Lako: 19/08/2020 20:59

      Që duhet një vendim për këtë punë duhet, po nuk duhet bërë kështu me frymë popullore dhe mjete rrethanore. Qeni është qen dhe leh se prandaj është qen. Nqs lehja bëhet shqetësuese atë here duhet bërë ndëshkimi. Vendet e zhvilluara vënë monitorues për këtë punë dhe varet nga shkalla e bezdis që shkakton lehja e qenit. Ky është një rast për policin e bashkisë që të ngrefet për të futur ndonjë lek në xhep. Kjo nuk duhet të ndodhë.

  • Tirona: 19/08/2020 18:01

    Kto qenkan cmen fare, anullojeni kte vendim sa me shpejt se do te ngelet Bashkija e juaj pa asnje kacidhe leku, se cdo lehje e qenve pa zot qe bredhin neper rruget e Gjirokastres , Bashkia do paguaj nga 1000 leke deri ne 10,000leke per shqetesimin e qytetareve.Gjirokastrit ,me kte vendim te Bashkise Ju ka ardhur fati ne dore qe te boni ca leke, cdo lehje e qenve te rruges do te jete shqetesim per Ju,prandaj mos nguroni me kamera ,me ze (ham,ham ham) dhe me figure paraqitunu prane bashkise te zbatoje vendimin qe kane mare.

    Përgjigju
  • ...: 19/08/2020 15:45

    Po kur lehin qente e rruges, do te gjobitet bashkia???? Po kur kafshojne e traumatizojne njerezit a do te gjobitet bashkia????

    Përgjigju
    • adi: 19/08/2020 17:44

      ato ska problem shif ne durres ti psh, ose ne tirane nje dite ishin nja 20 qen pa frik ne myslym shyri kur mu sulen te tere, kush mban pergjegjesi aty lali eri ? po sikur te hajn dike ato e ta vrasin si i behet? mjere ne po vl shqiperia ka mar fund qe ne 2000, ne 2020 as sja vlen per diskutim

  • Toni Tirane: 19/08/2020 15:21

    Cfare po beni mo aman???? Ku jeni qe vendosni gjoba? Qeni qe leh brenda shtepise, eshte brenda territorit te vet. Jeni cmendur

    Përgjigju
    • zion: 19/08/2020 18:03

      shume mire e kane bere.ne gjithe boten ashtu eshte.prishje qetesise publike. sidomos qente ne pallate.

    • Pit bull: 19/08/2020 17:38

      Ta bejn me orar te pakten qe der ne ket ore te lehin dhe pastaj te gjobiten..po kur te hy hajduti justifikohet lehja e qenit..e pik e zez lajthitja ska kufi

    • Miti: 19/08/2020 17:34

      Ti Toni mbase nuk e di se ndoshta ke ardhur vone ne Tirane por edhe brenda shtepise kur ben zhurme pas nje orari te caktuar ne mbremje gjobitesh per prishje qetesie pavarsisht se zhurmen e ben qeni, macja, krokodili apo ti vete. Keshtu funksion jetesa ne komunitet, fillimisht brenda pallatit, me pas brenda nje rruge, nje lagje dhe nje qyteti. Por ne qytetet shqiptare, kryesisht sepse njerezit qe zbriten nga fshatrat nuk ishin mesuar me kete menyre jetese, fqinji « nuk ekziston ». Mund te lesh plerat para deres, ti hedhesh para pallatit ne ndonje cep, ti lesh ne ashensor, mund te besh zhurme sa te duash, mund te mos paguash per ashensorin etj. Rendesi ka qe brenda « shpelles » (apartamentit) tende te jete paster. Ajo qe eshte jashte pragut nuk i intereson kujt.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?