Nga studioja e “Repolitix” në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi ka nënvizuar faktet që sipas tij impikojnë Sali Berishën në vrasjet e 21 janarit.
“Vendimi i Strasburgut vesh me përgjegjësi Berishën si i implikuar dhe për manipulimin e ngjarjes, nuk thotë gjë për Bashën. Kemi dhe dëshmi të topit që thotë se Basha i ka shkuar në shtëpi në emër të Berishës për të ndërhyrë te Ina Rama.
Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur. Ngritja e komisionit hetimor është një tjetër pikë që e implikojnë Berishën”.
Lajmi kryesor:
9 nga 11 gjyqtarët që vendosën për ’21 janarin’ u shkarkuan nga vettingu! Doçi: Muaj pas vendimit skandaloz, deklaruan qindra mijëra euro
B.K//ReportTv.al