Ministria e Drejtësisë

Politikë

Vendimi/ Koordinatorët anti-korrupsion nën drejtimin e Ulsi Manjës kompetenca hetimore si BKH-ja, si do përgatitin dosjet për aferat në administratë, rastet në SPAK  

29 Tetor 2021, 15:47| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 15:52

  • Share

TIRANË- Rreth 50 degë të qeverisjes qendrore dhe vendore do të monitorohen, verifikohen dhe hetohen për afera korruptive nga një rrjet koordinatorësh me në qendër në Ministrinë e Drejtësisë. Struktura me në krye ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ka kompetenca të mirëfillta hetimore, të cilat e bëjnë këtë organ të ngjashëm me Byronë Kombëtare të Hetimit. Stukuara do të përgatisë dosje për SPAK-un. 

Sipas vendimit të qeverisë të miratuar në 20 tetor 2021 dhe botuar në Fletoren Zyrtare dy ditë më parë, koordinatorët anti-korrupsion fillojnë hetimin e një rasti korrupsioni apo veprimtarie arbitrare kryesisht ose bazuar në informacione të ndryshme, ankesa apo denoncime.

Për çdo procedurë hetimi, koordinatori hap një dosje të veçantë, e cila përmban çdo dokumentacion të ardhur, të marrë apo të mbledhur, lidhur me praktikën në fjalë. Kur denoncuesi pranon që të identifikohet, koordinatori, për të provuar shkeljen, mund të kërkojë ballafaqimin e personit denoncues me nëpunësin e institucionit. Ballafaqimi bëhet pjesë e dosjes. Gjatë hetimit, koordinatori kundër korrupsionit ka të drejtë të mbledhë informacione dhe dokumente, të cilat bëhen pjesë e dosjes së verifikimit. 

Vendimi i qeverisë detyron çdo punonjës të administratës që të vërë në dispozicion të koordinatorit anti-korrupsion çdo dokument dhe material që kërkohet nga koordinatori, brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nga ana e tij, koordinatori anti-korrupsion mban një procesverbal, në të cilin përshkruhet gjetja për rreth praktikës së pretenduar korruptive, baza ligjore dhe të dhënat e dokumenteve të verifikuara dhe të administruara për qëllime të verifikimit

Në përfundim të hetimit, punonjësit përgjegjës në institucionin publik i vihet në dispozicion konstatimi i hetimit nëpërmjet protokollit apo email-it zyrtar, ku i kërkohet të dokumentojë komente, sqarime apo shpjegime për çështjen. Nëse punonjësi refuzon, koordinatori shënon në dosje refuzimin e tij për të dhënë sqarime. 

Pas përfundimit të procedurës së verifikimit, koordinatori harton raportin përfundimtar të arsyetuar mbi çështjen, në të cilin përfshihen metodologjia e verifikimit të kryer, gjetjet, si dhe rekomandimet për ecurinë e trajtimit të rastit. Raportin e dërgon pranë strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, e cila drejtohet nga ministri Ulsi Manja. 

Struktura në Ministrinë e Drejtësisë mund të miratojë raportin, mund të kthejë pas për plotësime të mëtejshme ose mund ta rrëzojë si të pabazë. Nëse struktura përgjegjëse kundër korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë konfirmon raportin dhe konstaton elemente të veprës penale, i propozon koordinatorit që ta përcjellë raportin në SPAK, së bashku me të gjithë dokumentacionin e administruar.

Kompetencat e koordinatorëve anti-korrupsion 
 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 30/10/2021 05:31

    Paaftesia nuk ka ku shkoje me! Injoranca e ligjit po se po. Do behet rrjete kordinatoresh te hetoje. Te hetoje? Sikur hetimin e ben organi i Prokurorise?! Ah, po. Ndoshta e ka e per hetim administrativ. Pra kemi Hetim Special Penal, SPAK, kemi hetim normal, Prokurorite, kemi hetim Policor, Policia e Shtetit dhe te gjitha policite e njesuara gjyqesore, BKH, tatime, pyje, burgje, ushtri etj. Pastaj kemi hetim financiar dhe administrativ, KLSH, njesite brenda vete institucioneve, kemi Avokat Populli, kemi Avokat Populli per Tenderat. Dhe mbasi kemi nje ushtri me mekanizma antikorrupsion, fap, vjen nje strukture alla Spiro Milo me Ulsi puften ne krye. Hajde ore cvete. Qeni kallanxhiut. Uuuuuu, prit. Kemi veting, se harruam. Sa shume mendon qeveria te leftoje korrupsionin poshte saj. Ne nuk na calon gomari nga administrata, por Qeveria. Kete kush do ta hetoje, investigoje? Vetem Sala??? Nje plak i rrjedhur, Baze, Batoni e me shoke keta luftojne Saline! Te qe gjalle Dostoyevsky do te kishte vene emer Idiotit: Shqiperi.

    Përgjigju
  • Keli: 29/10/2021 17:12

    Tani po qe do bahet nami e sdo kete ma fije korrupsioni: lol

    Përgjigju
  • Luli.: 29/10/2021 16:43

    Teorikisht shume mire.Por si i vete halli kur dikush ankohet p.sh per drejtoreshen e ZVA Alma Bakiu?Ajo ka mikeshe Vilma Bellon zv ministren qe e mbron ?Vilma ka mikeshe ministren Kushi?Bejne nje sajese dhe intrige qe hajde te gjesh te drejten.Keto jane mafie te cilat z Rama nuk i koncepton dot.Jane aq te zonjat sa nuk ka imagjinate njerezore te arrije te kuptoje fijet e tyre.Keshtu kot mundoheni.Asgje nuk behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?