Komisioni Rregullator në mbledhjen e sotme

Politikë

Vendimi/ KQZ i shkurton afatin KZAZ-së ku do të votohet elektronikisht: Të nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve para orës 08:00 të 26 prillit

14 Prill 2021, 19:26| Përditesimi: 14 Prill 2021, 22:06

  • Share

TIRANË- Komisioni Rregullator gjatë një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, ka miratuar unanimisht fashën e orarit kur do të publikohet rezultati i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit për njësinë Nr.10 në Tiranë, ku kryhet edhe votimi elektronik. Kështu në mbledhjen e sotme, me vota unanime, 5-0 është vendosur që KZAZ në njësinë nr.10 do duhet të nxjerrin rezultatin para orën 08:00 të së nesërmes së ditës të votimit. Ky erdhi si një propozim i anëtarit Arens Çela, i cili ka gjetur edhe dakordësinë e anëtarëve të tjerë. Edhe për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo do të ndihmonte që KZAZ-ja të menaxhojë punën e saj.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua në mbledhjen e sotme.

Ajo që pritet, është se rezultati i 25 prillit do të votojë më shumë, krahasuar me zgjedhjet e tjera, kjo për shkak të ndryshimit të bërë në Kodin Zgjedhor, ku votuesi do të duhet të zgjedhje jo vetëm partinë, por edhe kandidatin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?