Foto ilustruese

Vendimi/ Ndalohet pirja e cigares pranë shkollës apo në park lojërash në Uells! Hyn në fuqi më 1 mars

20 Shkurt 2021, 20:09| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 20:13

  • Share

Për të pirë një cigare në Uells do duhet që të mendoheni dy herë! Kjo sepse vendet ku lejohen tashmë janë reduktuar në maksimum, në të kundërtën do të përballen me gjobë prej 100 £.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin që nuk do të lejohet të pihet cigare në mjediset jashtë shkollës, kur janë kujdestarët apo mësuesit e fëmijëve  pranë, nuk lejohet në park edhe pse mund të mos ketë fëmijë apo edhe pranë spitaleve.

Gjithashtu nuk do të lejohet që të pihet cigare as në banesë kur në shtëpi mund të ketë punonjës si elektricist apo hidraulik. Kjo është bërë me qëllim që të mbrohen punonjësit nga tymi i cigares. Ky vendim hyn në fuqi më 1 mars.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?