Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agolli. I njëjti vendim është marrë edhe për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo. Të dyja gjyqtaret rezultuan me probleme sa i takon pasurisë.
Për gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agollin, KPK konstatoi edhe probleme sa i takon profesionalizmit, ndërsa to edhe një vendim në favor të biznesmenit të njohur italian, Francesco Bechetti kundër kompanisë "Enel".
Në vendim i vitit 2009 i një tresheje gjyqtaresh të gjykatës së Tiranës, pjesë e të cilës dhe Agolli , i dha Albania Beg Ambient, kompanisë së biznesmenit Francesco Bechetit një dëmshpërblim prej 433 milion eurosh që duhej të paguhej nga kompania italiane "Enel".
Vendimi i gjykatës i jepte biznesmenit 25 milion euro si dëmshpërblim dhe detyronte "Enel" të paguante fitim të munguar për mos ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit nga viti 2005 deri në vitin 2011.
Kaçe Agolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.