Politikë

Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!

22 Qershor 2021, 23:17| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 23:29

  • Share

Ministrat e jashtëm të BE nuk vendosën një datë për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë herë pengesë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Për Teuta Vodon, sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë e PS, vendimi i sotëm nga ministrat e jashtëm të BE ishte një lajm që pritej. Teuta Vodo e ftuar në ‘Repolitix’ u shpreh se Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha detyrat e saj që i janë kërkuar nga BE.

Për herë të parë, Shqipëria mori dritën jeshile nga 27 vendet anëtare të BE. Për Vodon ky është një sukses për vendin tonë.  

“Nuk ka një formulë të saktë sa i përket paketave të zgjerimit. Ka pasur disa zgjerime BE-ja, e fundit ka qenë Kroacia në 2013, i vetmi vend që ka hyrë i vetëm. Në gjitha historitë ka qënë në pakte, dy vende, tre vende deri në 10 vende në 2004 me vendet lindore.

Nuk ka një rregull të shkruar përsa i përket numrit, nëse dy vende mund të futen bashkë apo të ndahen. Patjetër që edhe mund të ndahen. Vullneti i BE ka qenë që vendet e Ballkanit të mos i fusë një nga një, siç bëri më Kroacinë, tashmë e ka ndarë kategorizimin, pra nga njëra anë kemi Serbinë dhe Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Kosovën.

Ishte një lajm që pritej për fat të keq. Nga njëra anë ne deri diku jemi të lehtësuar përsa i përket detyrave që kemi bërë. Ishte hera e parë që të gjitha vendet anëtare shprehen dakord, ashtu siç sa është e vërtetë që u votua në parlamentin holandez pro çelejes së negociatave për Shqipërinë. Kjo është padyshim sukes, tergon që nga  pala shqiptare janë bërë të gjitha detyrat, por tregon nga ana tjetër të gjithë kompleksitetin e familjes europiane”, tha Vodo.

Në lidhje me konfiktin e Bullgarisë me  Maqedoninë e Veriut që i kërkon njohjen e gjuhës bullgare, sipas Vodos Maqedonia nuk bie dakord dhe nuk do të ndryshojë mendje.

Sipas Vodos, bllokimi i çeljes së Konferencë së Parë Ndërqeveriatre varet edhe nga zgjedhjet e ardhshme që do të mbajë Bullgaria, duke parë kështu si ‘shpresë’ qeverinë e re. Për Vodon, jo çdo qeveri ndan të njëjtin mendim, duke shtuar këtu se shumë deputetë bullgarë kanë lobuar për futjen e Ballkanit në vendet e unionit.

 “Unë kam pasur rastin të diskutoj me disa deputetë maqedonas të cilët më kanë thënë se ndihen të fyer dhe nuk kanë ndërmend të cedojnë sa i përket identitet të tyre. Madje kanë përmendur pjesën e emrit, që nuk kanë ndërmend të komprementojnë identitetin sepse shkon përtej çdo cedimi tjetër dhe çdo lloj kompromisi.

Nëse konflikti vazhdon, a duhet ta ndajë BE Shqipërinë? Absolutisht po. Do presim 5 korrikun ku do jenë edhe zgjedhjet bullgare në mënyrë që të kemi një qeveri të re, të shikojmë nëse do mund të fitojë partia që nxori si problematikë konfliktin me Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër duhet të shoihim rezultatin që të mund të kemi diçka konkrete. Jo patjetër që qeveria e re që mund të vijë mund të ketë të nëjtin vizion. Ka shumë politikanë bullgarë që kanë lobuar për vendet e Ballkanit që do donin t’i shikonin në BE dhe për të gjitha përfitimet që do kishte vetë Bullgaria”, vijoi Vodo.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme u vendos që mos të vendoset një datë për çeljen e negociatve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi u dha nga ministrja e Jashtme portugeze Ana Paula Zacarias e cila tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia për mbajtjen ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?