Specie të rrezikuara në Shqipëri

Sociale

Vendimi/ Nga hardhuca, breshka, lepuri, ujku, bolla tek pula e livadheve, 290 speciet që do të merren në mbrojtje, ndalohet vrasja e tyre me ligj

8 Nëntor 2021, 16:34| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 17:10

  • Share

Ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka përgatit një projektvendim , i cili parashikon një listë me gjitarë, zvarranikët, peshq, shpendë dhe bimë, të cilët do t’i bashkohen listës së llojeve dhe specialeve në mbrojtje. Projektvendimi është në fazë konsultimi, ndërsa pritet të dërgohet për Miratim në Këshilli e Ministrave. Nisma konsiston në mbrojtjen e faunës së egër, ndërsa është pjesë e masave të parashikuara të qeverisë për mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipërinë si dhe në zbatim të disa konventave ndërkombëtare. Janë rreth 290 lloje kafshësh, shpendësh, peshqish dhe bimësh që do të do të vihen në mbrojtjen sipas projektvendimit.

Në listë përfshihen ujku, ariu i murrmë, dhia e egër, kaprolli, lepuri i egër, të gjitha llojet e lakuriqëve të natës, hardhuca e mureve, thithëlopa e gjelbër, pula e livadheve, baldosa, qelbësi, delfini etj. Në listë përfshihen rreth 200 lloje shpendësh që do të vihen në mbrojtje. Pjesë e listës janë 9 lloje breshkash bashkë me zhapikun me vija dhe atë të gjelbër. Do të vihen në mbrojtje edhe gjarpri i zi, bolla e shtëpisë, gjarpri laraman, nepërka me bri etj.

Gjuetia ndaj kafshëve të përfshira në listën e re do të ndalohet me ligj, bashkë me ndërhyrjet në mjedisin ku ato ndodhen. Në Shqipëri ka rreth 72 mijë lloje bimësh dhe rreth 54 mijë kafshësh, duke përfshirë shpendët, gjitarët, zvarranikët, peshqit, insektet etj). Për mbrojtjen e listës së re do të angazhohen kryesisht strukturat e Ministrisë së Mjedisit, si Agjencia Kombëtare e Zonave te Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Pyjor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve etj.

Lista e kafshëve, shpendëve, zvarranikëve dhe bimëve që do vihen në mbrojtje

Ujku

Ariu i murrmë

Macja e egër

Kaprolli

Dhia e egër

Të gjitha llojet e lakuriqëve të natës

Lepuri i egër

Ketri

Pula e livadheve

Hardhuca me kthetra e mureve

Hardhuca me luspa të mëdha

Thithëlopa e gjelbër

Bretkosa e drurëve

Lundërza

Shqarthi

Zardafi

Baldosa

Nuselale e borës

Nuselalja

Qelbësi

Rrëqebulli

Foka e Mesdheut

Delfini i zakonshëm

Delfini me shirita

Delfini turishkurtër

Balena me sqep

Nori gushëzi

Nori polar

Nori gushëkuq

Kredharaku gushëzi

Kredharaku i vogël

Lajmëtari i madh i furtunës

Lajmëtari i vogël i furtunës

Karabullaku me çafkë

Karabullaku i vogël

Karabullaku i detit

Karabullaku i vogël

Pelikani kaçurel

Pelikani rozë

Të gjitha llojet

Kojliku i Zi

Çafka sqeplugë

Çafka e kuqërreme        

Çapka e verdhë

Gakthi

Gakthi i vogël

Çapka e madhe e bardhë

Çapka e vogël e bardhë

Çafka e kuqërremtë

Çapka e natës

Lejleku

Lejleku i zi

Mjelma e vogël

Mjelma me xhungë

Rosa pikaloshe

Rosa e zezë krahëbardhë

Rosa e zezë

Pata e detit

Murrcaku

Zhytësi laraman

Rosa kokëbardhë

Kuqaloshja

Rosa bishtgjelë

Rosa sqeplugë

Kryekuqe e madhe

Marsatorja

Rosa e përhime

Kuqla qafëgjelbër

Pata e egër

Pata ballëbardhë

Kryekuqe e mjeme

Pata e arave

Kryekuqe e vogël

Rosa laramane me çafkë

Rosa me katër sy

Rosa kredharake

Zhytësi i mesëm

Zhytësi i vogël laraman

Zhytësi i mesëm me çallmë

Turtulli

Gugashi

Skifteri i drurëve

Petriti

Krahëthata

Skifteri kthetrazi

Skifteri kthetraverdhë

Skifteri i vogël

Skifteri mbretëror

Skifteri këmbëkuq

Shqiponja e malit ose larashi

Shqiponja perandorake

Shqiponja e vogël e rosave

Shqiponja e detit

Shqiponja e vogël

Shqiponja e Bonellit

Shqipja e kënetës

Shqipja e fushës

Shqipe e stepave

Shqiponja e madhe e rosave

Shqiponja e vogël e rosave

Shkaba mjekroshe

Shkaba

Gjeraqina e shkurtës

Gjeraqina këmbëshkurtër

Huta bishtgërshërë e kuqeremtë

Huta e zezë

Huta

Huta me kalca

Huta bishtbardhë

Huta grenxangrënëse

Shqiponja gjarpërngrënëse

Kali i qyqes

Shqiponja peshkngrënëse

Shkurta

Mbret i shkurtës

Bajza

Porzana pikaloshe

Porzana e vogël

Porzana zogëzë

Krilla

Sqepbiza

Gjelëza laramane

Luftëtari

Gjelëza tregishtore

Gjelëza gushëzezë

Gjelëza gushëkuqe

Gjelëza e madhe

Vraponjësi gushëbardhë

Vraponjësi i vogël

Vraponjësi i madh

Gjelëza pikaloshe

Giçvilja

Gjelaci pikalosh ngjyrë ari

Gjelëza e vogël bishtvijëzuar

Gjelëza e madhe bishtzezë

Gjelaci xhuxh

Shapka e madhe e ujit

Vrapuesi sqepshtypur

Kojliku sqephollë

Qyrylyku i zallit

Qyrylyku i vogël

Qyrylyku këmbëpërhime

Qyrylyku sqephollë

Qyrylyku i murrmë

Qyrylyku i madh

Qyrylyku këmbëqirizë

Dallëndyshe deti këmbëzezë

Dallëndyshe deti e zezë

Dallëndyshe deti krahëbardhë

Dallëndyshe deti ballëbardhë

Dallëndyshe e zakonshme deti

Dallëndyshe deti e madhe

Dallëndyshe deti

Sterni dimërak

Pulëbardha kokëzezë

Pulëbardha e vogël

Dallëndyshe deti faqebardhë

Dallëndyshe deti këmbëzezë

Kredharaku faqehirtë

Qyqja me çafkë

Bufi

Bufi veshëgjatë

Gjoni ose qoku

Bufi veshëshkurtër

Kukuvajka

Kukuvajka mjekroshe

Dejka gjoksbardhë

Dejka e zbehtë

Bilbil uji

Gargulli Grille

Grifsha e detit

Pupëza

Qukapiku i zi

Qukapiku i gjelbër

Qukapiku larosh i madh

Qukapiku larosh mesatar

Qukapiku larosh i vogël

Qukapiku larosh sirian

Drenja e përhimtë

Lauresha me brirë

Drenja e madhe qafëzezë

Mëllenjë uji

Çerri

Larushi i madh i përhimë

Larushi i vogël ballzi

Gushëkuqi

Bilbili

Bilbili gjokskaltër

Tusha bishtkuqe

Tusha blu

Bishtbardha vetullzezë

Bishtbardha e gurit

Bishtkuqi zeshkan

Bishtkuqi i mureve

Çeku vetullbardhë

Çeku kokëzi

Tusha gushëbardhë

Cerla gushëkuqe

Cerla e malit

Cerla gushëgjelbër

Cerla verdhashe

Cerla kokëzezë

Cerla e vogël

Cerla e kallamishteve

Parosi i dëborës

Kërpngrënësi

Gardalina

Gjelbërushja

Cerla dimërake

Sqeptrashi

Sqepkryqi

Zog bari sqepshkurtër

Parosi i dëborës

Harabeli i gurëve

Cerloi rozë

Bengu

Boçethyesi

Stërqoka sqepverdhë

Stërqoka sqepkuqe

Sorra

Korbi sqepbardhë

Gala

Laraska

Cerloi

Breshka greke

Breshkë toke

Breshka malore

Breshkujëza

Breshkujëza me shirita në qafë

Breshka e detit lëkurore

Breshka e detit kokëmadhe       

Breshka e gjelbërt e detit

Breshka e detit sqepfalkua

Zhapiku me tre vija

Zhapiku i gjelbër

Hardhucë muri e Erhardit

Hardhuca shpinëgjelbër e Dalmacisë

Hardhuca e mureve

Hardhuca shpinëgjelbër italiane

Hardhuca shpinëgjelbër e Ballkanit

Bullari

Zhapiu këmbëshkurtër

Shigjeta e shkurtër

Shigjeta e gjatë

Shigjeta e hollë

Gjarpri i zi

Bolla e shtëpisë

Bolla me katër vija

Bolla leopard

Gjarpër i vogël i ujit

Gjarpri laraman

Nepërka me bri

Nepërka e malit

Salamndra e zezë

Tritoni me kreshtë

Bretkosa barkëverdhë

Bretkosa siriane

Bretkosa kërcimtare

Peshkaqeni gjigant

Peshkaqen njeringrënës

Peshku dhelpër

Peshkaqen toni

Blini me yje

Blini turigjatë

Blini i Evropës Perëndimore

Peshk kitarë

Peshku çekiç

Pilivesa jugore

Pilivesa bishtshpatë

Bishtkopaçja lumore

Koracëziu Hungarez

Antenagjati cerdo

Rosalia

Eremitja

E hershmja

Flakëroshja e artë e madhe

Flatrabishtorja aleksanor

Apollonja Korrab

Mnemozinja Korrab

Poliksenia Jonufer

Fier me qime

Fier guri

Bar gjini

Fier guri trikoman

Barveshi

Bari i erës së zezë

Salvinie notuese

Ambruk i Venecias

Fritilare greke

Salep i Provanses

Gjeum i Bullgarisë

Shavar i vogël  

(Kliko këtu për Relacionin për projektvendimin)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 08/11/2021 19:48

    Tana i ka shqipnija vetum politikaj ska. Shum lajm i mire per shpenet. Ka shtete si e kajn anerr me i pas keto kavshe e shpene

    Përgjigju
  • Njoni: 08/11/2021 17:49

    Keni harruar kafshet mete rendesishme pa permendur. 1- sali berisha 2- ilir meta 3- edi Rama 4 lulzim basha 5- dhe te gjith politikanet Me njefjale per keta nuk ka ligj per brojte . Se keta Jane kafshe keq berse keta vetem pelumbi i detit I mban. Se me samcme si gje gjo.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/11/2021 16:57

    Ne mes tyre fut dhe njeriun.kush do ta mbroje?

    Përgjigju
  • Populli: 08/11/2021 16:54

    Po për mos vrasjen e njeriut do bëni ndonjë ligj për ta mbrojtur, deri tani po vriten pa ju hyrë gjëmbë në këmbë (gjahtarve) vrasësve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?