Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, eksperti: Do sjellë konfrontim, Serbia do tentojë destabilitet! Ka 1500 dronë ‘Shahed’ të blerë nga Irani

17 Prill, 14:40| Përditesimi: 17 Prill, 16:45

  • Share

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në një votim historik i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Eksperti i sigurisë Dritan Shala tha për Report Tv se ky vendim do të sjellë konfrontim mes dy vendeve, si në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se Serbia do tentojë të cenojë sigurinë e Kosovës.

“Mund të themi që konfrontimi do jetë i pashmangshëm, edhe nga niveli politik, por edhe në nivelin e cenimit të sigurisë dhe prishjes së ekuilibrave të sigurisë që është duke mbizotëruar në BP. Duke vendosur faktin që Serbia ka shkelur marrëveshjen franko gjermane dhe atë në Ohër, duke ndërhyrë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kemi ushtrim ushtarak në territorin e Serbisë që zgjat nga data 8 prill deri në 21 prill. Kanë mbetur edhe 3 ditë, janë të inkorporuar të gjitha njësitë ushtarake. Data 21 prill është datë kur në veri duhet të kemi votim referendum se si do procedohet më tutje për kryetarët, duan të shkarkojnë apo do hapen zgjedhjet e reja”, tha Shala.

Po ashtu, eksperti thotë se Serbia ka mbi 1500 dronë iranianë të tipit 'Shahad’, që i ka blerë gjatë vitit 2023.

“Pas sulmit të bërë nga ana e Iranit në drejtim të Izraelit, Serbia me arsenalin e saj luftarak, i ka mbi 1500 dronë të tipit dhe modelit 'Shahad'. Këta dronë veprojnë deri në 2 mijë km. Janë blerë gjatë vitit 2023. Këta dronë do ti shohim edhe me datë 21 prill ku është programuar se do ti demonstrojnë këta dronë”, tha Shala.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?