Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për italianin Francesco Becchetti, është cilësuar një betejë që do të vazhdojë nga Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi. E ftuar në ‘5 pyetjet’ nga gazetari Ilir Babaramo, Ekonomi është shprehur se po punojnë me një grup ekspertësh për këtë vendim të cilën pak ditë më parë kryeministri Rama e ka cilësuar skandaloz.
‘Ka një grup pune me juristë dhe po merret qeveria shqiptare. Beteja vazhdon. Ata që po merren, dijnë shumë mirë sesi do sillen në këtë situatë.’- tha ministrja Milva Ekonomia.
Por për kreun e Konfindustrias, Gjergj Buxhukun, realiteti dhe cenimi i drejtpërdrejtë i integrimit të Shqipërisë në BE, do e detyrojë qeverinë thjesht të bëjë gati pagesën prej 110 milionë euro.
‘S’besoj se Shqipëria do dalë nga juridiksioni i arbitrazhit, Efektet janë financiare, goditje ndaj seriozitetit të shtetit dhe sigurisë për të tërhequr investimet. Vendimi final që qeveria, në këtë moment të mendojë sesi të bëjë pagesën. Kemi goditje të drejtpërdrejt të procesit të integrimit në BE. Nuk do arrijmë, do mendojmë me kthjelltësi. Duhet të nxjerrë përgjegjësit.’- tha Buxhuku.
Sa i takon nismës së ndërmarrë nga qeveria, Ekonomi por edhe pedagogia e Ekonomisë, Elona Shahini e cilësuan si rritje të nevojshme.
‘Është rritje e nevojshme. Por e pashpjeguar mirë, term i përdorur i pagës mesatar, nuk do ishte i duhuri, Rritja e pagave si domosdoshmëri, që ndikojnë në fuqinë blerëse, për mua janë statistika të bazuara në historik. Për aq kohë sa nuk është bërë censusi.’- tha Elona Shahini.
E pyetur për fenomenin e ikjes së shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe dhe sesi ndikon kjo në matjen e popullsisë, ministrja Ekonomi shpjegoi si funksionon matja e shifrave.
‘Ata që marrin gomone ne i regjistrojmë si të humbur. Kur shkon në familje dhe pyet, anketa rri në territor një vit, nga qershori në qershor. Nëse një individ mungon nga familja më shumë se një vit, ai quhet emigrant. Nuk janë aq shumë, se të dhënat janë treguar sesa janë. Prandaj ne kemi ulje të popullatës në anketa. Për ta rregulluar shifrat, duhet të na ndodhet censusi që po vjen dhe ne e shtyjmë siç u shty nga të gjithë prej pandemisë.’- tha ajo.
Kreu i Konfindustras, Gjergj Buxhuku është shprehur kundër kësaj rritjeje të pagave pasi cenohet tregu. Sipas tij, qeveria duhet të subvenciononte bizneset që ngritën pagat si pasojë e trysnisë.
‘Nëse rritja e pagës minimale dhe asaj mesatare, a duheshin dhe a ishte e mundur për t’u bërë? Ka ndodhur një gjë, e para është rritur me vendim qeverie 2 herë, paga minimale dhe kjo ka lidhje me dy sektorë. Ajo që u shpall ditën e fundit, ishte për sektorin publik. Kjo e fundit nuk ka vlerë për të gjithë, pra kjo e fundit. S’është e datueshme për sektorin privat. 30% të sektorëve nuk kanë mundur t’i rrisin dhe janë vënë në trysni. Këto janë biznese në sektorin e fasonëve, bujqësi dhe shërbime. Qeveria këto biznese duhet t’i subvenciononte. Pra kemi një cenim të tregut.’- tha ai
Sipas tij, një ndër problemet më të mëdha të vendit tonë, është se nuk kemi një ekonomi konkurruese.
‘Po vitin tjetër, a i ka mundësitë ekonomia shqiptare të sigurojë e të mbajë këtë nivel page? Kjo s’është për një vit ka lidhje me ekonominë shqiptare. Rreziku mund të jetë kjo, për një arsye bie sektori i ndërtimit... Po sikur t’u vihet fre këtyre? Do kemi kolaps. Mos do dalim dhe vitin tjetër dhe do thonë, do ulim pagat? Pra ne nuk kemi ekonomi konkurruese.’- tha ai.
Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti. Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.
Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.
Mendoj se Rama ka shume shume faj. Por fajin më tè madh e ka Sali krimineli dhe Ilir Hajduti. Ate i kane dhene kocesionin. Ata i dhane lejen e televizorit. Pastaj avokate dhe noteret që perpiluan kontraten. Pastaj keshillraret e kryeministrit. Avokatja e shtetit. Shiko sa anti shqiptar e anti patrioti që ka ja nje i tille eshte edhe ky gjergji buzhuli
PërgjigjuKapens kët terrorist muni e futne mbrenda se na shkatrroi shtetin dhe kombin…! Ny nuk është njeri …!
PërgjigjuNe te keqen e kemi brenda vetes Sepse gjykatat me gjith avukatet shqiptar jane te bler nga ky mashtrues Kurse prap ne veme ne arbitrazh dhe flasim kundra shtetit ton ne favor te ketij mafiozi
Përgjigju