Gazetari Elton Qyno

Vendimi për gazetarin Qyno, si Gjykata e Lartë ‘rrëzoi’ vetveten

26 Shkurt, 17:28| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:33

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin gazetari Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe të lënë në fuqi dhe nga Apeli  për sekuestrimin e paisjeve te punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara ne banesë dhe në vendin e punës.

Vendimi është marrë pak ditë me parë nga një treshe  gjyqtarës të kësaj gjykate ,që lanë ne fuqi vendimin e Apelit te Posacëm, duke  ligjëruar sekuestrimin e paisjeve elektronike, kontrollet në banesë, dhe sekuestrimin e telefonave të gazetarit.

Vendimi i treshes së gjyqtarëve Sokol Binaj dhe anëtarët Ilir Panda, Sandër Simoni,  edhe pse ende i paarsyetuar, konsiderohet kundër standardit të vendosur nga vetë Gjykata e Lartë në vitin 2022 për rastin ‘Lapsi’ si dhe në kundërshtim me një vendim i Komitetit të të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër.

Në 13 dhjetor të vitit 2023, Qyno u mor në pyetje për më shumë se 7 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me kërkesë të prokurorit Behar Dibra ku iu kërkua të tregonte burimin e informacionit për treguar burimin e transcriptimit të bisedave të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani në aplikacionin ‘sky’.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?