Kronikë

Vendimi për karantinimin e emigrantëve, Mehmetaj: Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?!

3 Maj 2021, 16:25| Përditesimi: 3 Maj 2021, 16:26

  • Share

1590844110_kejdimehmetaj.jpg

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila garoi e dyta në Qarkun e Fierit, ka reaguar në lidhje me faktin se sot mbaron afati i rregullit për karantim të të gjithë të ardhurave nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Mehmetaj shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar me virusin përveçse mbaruan zgjedhjet.

"Fiks një javë pas zgjedhjeve “Komiteti Rama” ka marrë vendim që emigrantët e ardhur nga Greqia dhe vendet e tjera fqinje nuk kanë nevojë të karantinohen pasi të hyjnë në Shqipëri. Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?  Sot KLSH dërgon në “Parlamentin Rama” një raport që flet për 711.8 mln euro dëm që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në 2020. Shkelje, abuzime dhe vendime të parregullta. Ku shkuan këto para dhe a do mbajë kush përgjegjësi ligjore?  Prej disa ditësh janë bërë publike faktet se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguhen shqiptarë të tjerë në shkëmbim të votës, me pretekstin e tërmetit, kundër çdo ligji e rregulli.

Prej ditësh bëhen publike fakte të blerjes së votës ose të përdorimit të institucioneve shtetërore në shkëmbim të votës.  5% e votave kanë dalë të pavlefshme dhe ka mjaftueshëm pamje filmike që tregojnë se si numëruesit e Ramës prishin fletët e votimit, apo sesi llogarisin fletë të pavlefshme si të vlefshme për PS.  Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?", shkruan Mehmetaj.


Lajmi kryesor:

Përfundon afati i karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?