Vendimi për kontrollin në MEK/ Nga ‘Provokimi i luftës’ te ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’, akuzat e ngritura në procedimin penal të nisur nga SPAK ndaj muxhahedinëve

21 Qershor 2023, 17:54| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 19:04

  • Share

Një ditë më parë, Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ushtroi kontrolle në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit, pas dyshimeve se anëtarë të opozitës iraniane kryenin sulmeve kibernetike. Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO-së, i cili pas kërkesës së SPAK, dha lejen për të zhvilluar kontrollet në ambientin e kampit në Durrës. Në dosje thuhet se pas hetimeve që ka zhvilluar Njësia "C" nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, SPAK ka regjistruar procedimin penal më 15 maj të vitit 2023 për disa vepra penale si "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

Procedimi penal është regjistruar pasi SPAK, dyshon se Muxhahedinët në Manzë kanë kryer sulme kibernetike në periudha të ndryshme ndaj shtetit të Iranit dhe institucioneve iraniane.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr. 130, te vitit 2023, për veprat penale "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal”, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?