Partia Demokratike ka kërkuar që t'i hiqet mandati kryembashkiakut të Matit Agron Malaj. Në një reagim, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Prokuroria i ka dhënë të drejtë, duke thënë se ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Reagimi i Gazment Bardhit
4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.
Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.
Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.
Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)
Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.
DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË
Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.
Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal.
Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcakton ndalim për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit për të gjithë jetën.
Lajmi kryesor:
Ju te PD-se jeni te gjithe te pafytyre,ku ju ka gjetur Berisha & Luli te gjithe nje prerje te neveritshem,po ju keni Strazimirin qe dilte ne parkun e lodrave i armatosur,Mul Noka qe shetit me arme ne brez,Sali Kriminelin qe e keni te armatosur pasi vrau 3000 vete,o ju te pafytyre po nuk i vute gishtin kokes nuk vini kurre ne pushtet.
PërgjigjuNe qofte se shohin vetem armmbajtjen dhe nuk ka tjeter problem, PD nuk mund te vije ne pushtet kurre mbasi Jane te armatosur deri ne dhembe nga shikasit e Berishes
PërgjigjuNepi by*** s o Gaz Narmoda. Ti nje fyell je qe i bie ne nje vrime dhe vrima jote edhte zorre e trashe
Përgjigju