Erion Veliaj

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda ditën, Veliaj: I vështirë, por i drejtë! Betoni mund të hidhet edhe natën

10 Janar 2022, 14:21| Përditesimi: 10 Janar 2022, 14:29

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendim të vështirë, por të drejtë atë për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës.

Duke marrë shkas nga disa reagime nga ana e ndërtuesve, Veliaj shpjegoi se arsyeja kryesore është mbarëvajtja e aktivitetit të institucioneve arsimore në kryeqytet, sidomos në orët e para të mëngjesit kur edhe trafiku në Tiranë rëndohet.

“Ne kemi marrë disa vendime të vështira, por të drejta dhe detyra ime e kërkon, ashtu sikurse edhe detyra juaj nesër, që jo të merrni vendimet më popullore, por edhe vendime të vështira të cilat mërzisin disa njerëz, por janë për të mirën e përbashkët. Një prej këtyre vendimeve është që ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda, siç mund të jenë kamionët, apo betonieret gjatë kohës kur ka aktivitet mësimor; pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës. Pyetja është: A është vendim i drejtë? Unë them se po! Betoni mund të hidhet edhe natën, hekuri mund të shkarkohet edhe natën, ndërkohë shkolla është me detyrim, fillon në orën 08:00, kopshtet hapen që në orën 06:30, çerdhet hapen që në orën 06:30, sepse ka prindër që duhet të jenë në punë në orën 7:00. Kemi marrë një vendim që ka hasur shumë kundërshtime, me siguri do të përfundojnë edhe në gjykatë si shumë prej këtyre vendimeve të Bashkisë së Tiranës, por them se është vendim i drejtë,” u shpreh Veliaj në një takim me drejtues të shkollave të mesme në kryeqytet.

 


Lajmi kryesor:

Kufizimi i lëvizjes së betoniereve, Shoqata e Ndërtuesve: Po pengoni aktivitetin dhe rrezikoni jetën e punonjësve natën! Veliaj: Vendimi i vështirë, por i drejtë


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?