TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend e vuri theksin te vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.
"Ishte një pamundësi e Këshillit Europian për përcaktimin e një date. Shqipëria i përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim. Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur. Ne jemi në kushtet e ecjes drejt përmbushjes së pritshmërive për Shqipërinë në familjen europiane.
Por, siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari", tha Balla.
Ndërsa për raportimin në Kuvend të dy institucioneve, KLSH dhe ILDKPKI, Balla shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies.
"Mazhoranca e konsideron KLSH-në një institucion shumë të rëndësishëm, gjithnjë kanë qenë aty njerëz të PD-së si drejtues. Ne na intereson një KLSH krejtësisht i pavarur. Ne duhet të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, dhe në Kuvendin e Shqipërisë të kemi edhe nënkomisionin përkatës. Çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë. Dua ta nxis këtë institucion të jetë më aktiv në auditimin e çdo qindarke në këtë vend. Edhe ILDKPKI-në ne e kemi mbështetur me një legjislacion më të plotë. Duam që transparenca të vijojë dhe të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet që ILDKPKI raporton ën prokurori të hetohen ashtu siç duhet", tha ndë të tjera Taulant Balla.
Lajmi kryesor:
Raportojnë krerët e institucioneve/ KQZ: 5.000 emigrantë s'votuan dot më 25 prill! KLSH: 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020! ILDKPKI: 72 denoncime dhe 33 gjoba për zyrtarët e lartë
K.T./ReportTv.al