Politikë

Negociatat/ PD: Rama, kryeministri i vetëm që një lajm të keq quan pozitiv! Kryemadhi: U shuan shpresat! Rama të largohet

18 Qershor 2019, 19:08| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 20:39

  • Share

Shtyrja e vendimit për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka qenë një motiv më shumë për të ndarë në dy pole krejtësisht të kundërta palët politike. PD-ja nëpërmjet Gazment Bardhit, shprehet se shtyrja e vendimit nuk është aspak pozitive për vendin, teksa kanë bërë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Nga ana tjetër, ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur besimplotë për një vendim pozitiv në tetor.

Ora 20:37
Kryemadhi: Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan

"Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor". Kështu e nis reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj, Kryemadhi shkruan se vendi do të marë dritën jeshile nga BE, vetëm pas largimit të kryeministrit Edi Rama.

"Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas", shkruan Kryemadhi.

Ora 20:15
Negociatat/ Bushati: Rruga mbetet e hapur për në tetor

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur i keqardhur që Shqipëria nuk mori një vendim ditën e sotme, teksa u shpreh besimplotë se vendi e ka rrugën e hapur në tetor.

“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces", shkruan Bushati.

Ora 19:45
Vasili 'lëshon gjuhën' ndaj Ramës: Sa të jetë ky i 'marrë' kryeministër, s'do çelen negociatat

1560249497_petritvasili.jpg

Ish-deputeti LSI-së, Petrit Vasili ka bërë shkaktar kryesor kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e vendimit për çeljen ose jo të negociatave me Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Vasili ka kaluar edhe në ofendime personale për kreun e qeverisë, duke e etiketuar si "i marrë", "psikopat" apo edhe "mashtrues". Ai thotë se për aq kohë sa vendi do drejtohet nga Rama, nuk do të marrë kurrë vendim pozitiv.

"Urime të marrit të Surrelit se nuk paska “celur” negociatat!? Mirë që ky i marrë nuk ia hapi negociatat Shqipërisë, por duhet t'i kërkojmë ndjesë edhe Maqedonisë së Veriut që ia shtymë vendimin për në tetor. Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe këto pak ditë do t'u rikthejë edhe vizat shqiptarëve brenda 30 qershorit, se çelje negociatash me këtë të marrë nuk ka as pas 10 vjetësh. Edhe disa pyetje……për Mashtruesin Rama. Po shampanja që u hap vjet për hapjen imagjinare të negociatave ku vajti? Po dekoratat e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht? Po për vandakun e gënjeshtrave a do kërkojë falje ky i marrë ?Në qoftë se i ka harruar gënjeshtrat po ja kujtojmë me këtë VIDEO dhe ishalla nuk thotë edhe që nuk është ai”-shkruan ai.

Ora 19:11
PD: Rama është kryeministri i vetëm që një lajm të keq quan pozitiv, europianët nuk pranojnë një hajdut

1560774221_bardhi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Edi Rama është kryeministri Edi Rama  është i vetmi që një lajm të keq e quan pozitiv. Ai thotë se kjo deklaratë e tij theu edhe rekordin e një viti më parë kur gënjeu shqiptarët një vit më parë se negociatat u hapën.

"Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën.

Shtyrja e vendimit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me rradhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët, do të qendrojë e mbyllur.

Europianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama.

Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.

I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Europa - zgjedhjet e lira e të ndershme", shkruan Bardhi.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mona: 18/06/2019 20:55

    Ta nxjerim Monen ke vitrinat ne Amsterdam ti prishi menjen hollandezve te hapen negociatat,po ta shofesh Monen me roba banjo ka suksese ne publik.Para Mona ta hapin hollandezet dhe shqiptaret do te bojne kryeministre,

    Përgjigju
  • Para Laci: 18/06/2019 20:27

    Ore ku Bushati paska pjerdhur krejt,po' rrugen e kas lene te hapur Berisha qe ne vitin 2010 por cfar esht bere thuaj ti, se rrugen te hapur do mbajn dhe 20 vite por kur marrin vendim, po' sa mire po' genjeni popullin se Berisha e ka fajin perseri se muhabeti tjeter nuk dini

    Përgjigju
  • Xoxo: 18/06/2019 20:21

    Ik o goj lig.te paret we nuk doni negocjatat jane pd dhe lsi

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/06/2019 20:06

    Po leshojme dhe ne gjuhen kunder teje."O Vasil hajduti,o Vasil koke ki!

    Përgjigju
  • redi: 18/06/2019 19:43

    Or Gazmend nuk eshte se Rama i gezohet nje lajmi negativ ,por kur vjen puna per te miren e popullit nuk behet lufte politike por duhet njemendesi .A keni pyetur ne popull se cfar mendojne per perplasjet politike .Asnjerit nuk i rreh per majtas dhe djathtas por duan qe vendi te eci oeroara ne prespektiven europiane.Cdo konflikt politik vec keq i ben popullit dhe me shume i shtohet urrejtja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?