Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

Vendimi për rikthimin e kazinove, PD: Heshtja e Ramës tregon se është në pazar me krimin

11 Shtator 2020, 18:54| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 18:57

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar vendimin e Këshillit të Ministrave për të kthyer kazinotë në rrugë.

Sipas Bardhit, heshtja e tij për të dhënë shpjegime, tregon se është në pazar me krimin.

"Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar", shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • Tore Tirane: 11/09/2020 19:06

    Ku je vllaj im Gazi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?