Aktori Gulielm Radoja nga Durrësi ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij kundër shembjes së teatrit kombëtar. “Përshëndetje miqtë e mi. Ndjehem shumë i emocionuar për atë që po ndodh me teatrin tonë. Megjithëse jam prononcuar nja dy herë, e ndjej si detyrim të të them dhe dy fjalë.
Nuk ka gjë më të turpshme se kjo që po ndodh, por më shumë se sa turp, ky është një krim. Është një krim i atyre që thonë se ‘unë jam mbret e bëj çfarë të dua’, por ata do të mbyten në të keqen e tyre. Unë jam me ju, pavarësisht se jam në Durrës dhe nuk vij dot. Jam me ju miqtë e mi, ne do të fitojmë” thotë Radoja.
Bravo guliem..je nje aktor i madh..
Përgjigjupompist te elda ke fillu ti me? pranej stkom pa neper aktivitete
Përgjigju