Miratimi në Këshillin Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka sjellë reagimet dhe tensionimin e situatës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatri që janë kundër shembjes, por edhe organizatës Europa Nostra në Twitter e cila më 24 mars 2020 e ka shpallur Teatrin Kombëtar një nga shtatë objektet më të rrezikuara të trashëgimisë europiane, të cilin e ka marrë në mbrojtje për restaurim me mbështetje të Bankës Europiane të Investimeve!
"Ne përkrahim trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë objektet e marra në mbrojtje nga Europa Nostra! Teatri është i mbrojtur nga ligji vendas, i mbrojtur fuqimisht nga shoqëria civile dhe nga ekspertët", shkruan Europa Nostra në Twitter.
Europa Nostra është një Federatë Pan-Evropiane për Trashëgimi Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.
Pas saj ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se afera me teatrin është vjedhja më e dhunshme që i bëhet shqiptarëve.
"Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord", shkruan Basha.
E ta befte hallall TURQIA moj EUROPA-NOSTRA per kete investim qe eshte per te vue duert mbi koke! Po ku ishe moj EUROPA-NOSTRA dhe na u kujtove ne fund fare per nje ndertese te ndertuar ne kohen e fashizmit si bordello dhe qe arriti deri ne ditet e sotme si institucion kulture dhe jo prostitucioni per te cilin u ndertua dhe funksionoj pak kohe. Po veprat qe u ndertuan nga sklleverit modern te te ashtuquajtur komunizem ishin pa rendesi dhe qe fillojne nga veprat energjitike,industriale,mbrojtese etj etj si nuk u ndjete more ju te EUROPA-NOSTRA? Aaa edhe zoteria juaj qenka me dy standarte??? Nejse kjo duket dhe ne populli i shumvuajtur tani po na behet me e qarte. Apo kini marre ndonje dore te mire eurosh dhe si regjisore te mbaruar doni te beni nje showman? Bravo ju qofte per standartin e dyfishte!
PërgjigjuCa Europa nostra eshte kjo qe del dhe mbron nje karakatin qe ska asnje vlere. Me te mire ka fshatari kasollen e lopes. Europa ska te tilla ne vendet tyre.kjo ska asnje vlere qoftkulturore qoft arkitekturore. Shkurt ano esht nje shemtir ne mes te kryeqytetit.
PërgjigjuEUROPA NOSTRA FOLI,,TEATRI DO RUAJTUR,,,TERHIQU EDI RAMA SA JE NE KOHE SE DO TE VIJME DHE DO TA DJEGIM ZYREN APO SHTEPINE...SHKEDHATE...
Përgjigju