Bledar Toci, Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli

Vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas/ Zbardhet VENDIMI për lirimin e ish-shefit të sigurisë në burg: Kufijtë janë mbyllur, s’mund të ikë

7 Maj 2020, 13:18| Përditesimi: 7 Maj 2020, 13:42

  • Share

Zbardhen argumentet e gjykatës së Kavajës që ndikuan në lirimin nga qelia të ish-shefit të sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria e Kavajës për veprën penale të “Vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme”, të Dritan Haxhollit. Por në 11 prill 2020 Toçi, ka mundur të lerë qelinë dhe të vihen në masën e “detyrim për paraqitje” dy herë në muaj në prokurorinë e Kavajës.

Në zbardhjen e vendimit, gjyqtari i Kavajës Genti Dokollari, argumenton se për shkak të virusit pandemik COVID-19, ku rrugët dhe kufijtë e Republikës së Shqipërisë janë bllokuar, shanset për largimin dhe fshehjes së drejtësisë janë të minimizuara për Bledar Trocin.

Gjyqtari shton në argumentimin e vendimit penal, se në kuadër të masave të marra për shkak të COVID-19, masa e “detyrimit për paraqitje” për Bledar Toçin në këtë situatë virusi është ekuivalente me masën e “arrestit në shtëpi”. Gjykata thotë se Bledar Toçi nuk shfaq elementë apo të ketë ndikim për kryerjen e një krimi tjetër kur të lirohet nga burgu. Një tjetër argument që ka çuar në lirimin e Trocit nga qelia ka qenë dhe mos pasja e një dënimi të mëparshëm, çka ka sjellë lehtësimin e rrethanave që çuan në lirimin e plotë të Bledar Toçit.

I pandehur për këtë çështje është marrë edhe vëllai i Bledar Toçit, Bernard Toçi, i cili akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 7 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë. Mes personave të marrë të pandehur në këtë dosje është dhe Marsida Qatja, nëna e dy fëmijëve të mitur ndaj të cilës është ngritur akuza e “Vënies në dispozicion të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës, ndodhi pikërisht brenda banesës së Marsida Qatjes.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 08/05/2020 08:29

    Ne Shqiperi nuk ka drejtesi, lirohen nga burgu vrases dhe politikane dhe lihen ne burg vetem hallexhinjte dhe fukarenjte... Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?