Qeveria miraton Aktin Normativ për të marrë vaksina anti COVID nga Kina! Pas Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V, kinezja CoronaVac pritet në Shqipëri

23 Mars 2021, 18:07| Përditesimi: 23 Mars 2021, 19:23

  • Share

I hapet rruga ardhjes edhe të vaksinave kineze në vendin tonë. Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina anti COVID nga Kina. Përmes një Akti Normativ me fuqinë e ligjit miratohet marrëveshja me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar |Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga "Sinovac Life Science CoLtd' dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Marrëveshja është arritur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar, kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Është rënë dakord se teksti i marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur nga distributori nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Për këtë arsye të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Më 10 mars Qeveria shqiptare miratoi Aktin Normativ me anë të të cilit i dha të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që të negociojë krahas ministrisë së Shëndetësisë, për gjetjen e vaksinave Anti-COVID. Me këtë akt normativ, qeveria i hapi rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID, gjë e cila tashmë është konkretizuar. 

Kujtojmë se në vendin tonë tashmë janë duke u kryer në terren vaksina Pfizer, AstraZeneca dhe pritet shume shpejt edhe ajo ruse Sputnik V, 10 mije doza të së cilës mbërritën në Rinas ditën e djeshme.

Hungaria u bë i pari vend anëtar i Bashkimit Evropian që vendosi përdorimin e vaksinës kineze. Vaksina kineze nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave, por BE i lejon një vendi anëtar të përdor një vaksinë tjetër sa kohë e merr vetë përgjegjësinë për të. Pas Hungarisë një sërë shtetesh i janë drejtuar Kinës për sigurimin e kësaj vaksine. 

Vaksina e kompanisë kineze Sinopfarm, e cila sipas krijuesve të saj është 80% efikase, përdoret dhe në Serbi. 

Akti Normativ i plotë: 

AKT NORMATIV Nr. 9, datë 22.3.2021

“1. Miratimin    e    tekstit    të    marrëveshjes ndërmjet,     Ministrisë     së     Shëndetësisë     dhe Mbrojtjes    Sociale,    ministrit    të    Shtetit    për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi ve  ticaret”A.Ş.,  për  furnizimin  e  Republikës  së Shqipërisë  me  vaksinën  e  inaktivizuar  kundër COVID-19 (Vero  Cell)  Coronavac,  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  Co Ltd.  dhe  të  prodhuar  në  Republikën  Popullore  të  Kinës,  sipas  tekstit  që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për  furnizimin  ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  dhe  Institutit të  Shëndetit  Publik  dhe “Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret”  A.Ş.,  për  shkak  të  sekretit  tregtar  dhe  kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç  Sanayi  veticaret”, nuk  do  të  publikohet  në asnjë ëebsite  të  institucioneve  apo  në  Fletoren Zyrtare.

3. Të   gjitha   institucionet   e   përfshira   në dhënien  e  mendimit,  të  miratimit  apo  që  janë pjesë  e  procesit  kanë  detyrimin  të  mos  bëjnë publike   marrëveshjen   bashkëlidhur   këtij   akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet   e   organeve   shtetërore   dhe përjashtimet  nga  detyrimet  për furnizimin  e vaksinës   anticovid,   të   përcaktuara   në   aktin normativ  nr. 1, datë  10. 1.2021, të  Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar,  janë të njëjta edhe  për furnizimin   e   vaksinës   së   inaktivizuar   kundër COVID-19 (Vero  Cell),  Coronavac  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science Co  Ltd.  dhe  të  prodhuar  në Republikën  Popullore  të  Kinës,  të  furnizuar  për Shqipërinë  nga Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret A.Ş., sipas    kushteve    të    tekstit    të    marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja   bashkëlidhur   këtij   akti   normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.”

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 24/03/2021 01:51

    E shate Rusine nuk late fjale pa thene dhe tani po i lepini prapanicen.

    Përgjigju
  • Carlo: 23/03/2021 21:43

    Ore po mire qe po i lepin cka peshtyre per ruset e kinezet. E morem vesh. Por dje edhe sot Kuvendi ka qene ne pune. Cfare jane keto akte normative me fuqine e ligjit kur ligjvenesi eshte aty??? Kjo eshte komplet degjenerim i demokracise dhe kapje e shtetit nga nje individ psikopat. Dhe te tjere minipsikopate qe i mbajne iso.

    Përgjigju
  • Sara: 23/03/2021 20:50

    Vetem personat qe vaksinohen me vaksinat e aprovuara nga BE do mund te hyjn ne vendet e Europes.Per momentin BE nuk njeh as kinezet e as Sputnik.

    Përgjigju
  • CaBone: 23/03/2021 20:42

    Bravo Qeveria. Ska nevoj per lojra gjeopolitike me shendetin e popullit. Sic eshte situata duhet vaksinim ne mase qe me ne fund te shohim nje drit jeshile.

    Përgjigju
  • goni: 23/03/2021 19:47

    edi rama je gjigand .... ec para dhe mos e vri menjen per liken dhe monen se ato kan hallin e floririt qe kan mshef ne angli dhe ishujt kajman respekte

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/03/2021 19:11

    Ku jan lekët oj Shqipëtarë ? Pse i lejohet vucicit të serbis të luaj me fatin ton, a nuk kishim lek që të blejm vaksinat...? Oj Shqipëri e mjera ti ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?