Foto ilustruese

Vendimi/ Qeveria nis hartimin e regjistrit të shqiptarëve që studiojnë jashtë shtetit

25 Qershor 2020, 09:02| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 09:07

  • Share

TIRANË- Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur krijimin e një baze të të dhënave për studentët që jetojnë jashtë vendit, por edhe ata që përfitojnë bursa nga shteti shqiptar.

Krijimi i këtij regjistri ka ardhur si propozim nga ministria e Diasporës, teksa vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të ministrave, firmosur nga kryeministri Edi Rama.  

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, institucioni administrues i të gjithë procesit deri në krijimin e regjistrit do të jetë Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe buxheti i nevojshëm do të përballohet nga Ministria për Diasporën.

Këtyre studentëve do t'u merren të dhënat, të ndara në dy grupe ato parësore dhe dytësore,  si periudha e studimeve, shteti pritës, institucioni i arsimit të lartë pranë të cilit studion, fusha e studimeve, burimi i financimit të bursës, emaili, por nuk dihet qëllimi për të cilin po krijohet ky regjistër. Detajet mbeten të zbulohen në orët në vijim. 

Vendimi i Këshillit të Ministrave
Krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga republika e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, të shkronjës “a”, të nenit 5, të ligjit nr.16/2018, “Për diasporën”, të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr.115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i: 1. Krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë.
2. Baza e të dhënave shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përmban të dhëna personale për:

a) shtetasit shqiptarë, të cilët kryejnë studimet e arsimit të lartë jashtë vendit;
b) shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, të cilët janë përfitues të programeve të financuara nga Republika e Shqipërisë;
c) shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfituar bursat e studimit të cilat i ofrohen Shqipërisë nga shtete, organizata ndërkombëtare dhe jofitimprurëse në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara apo dokumente të tjera ku Republika e Shqipërisë është palë.

3. Të dhënat që përmban baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhëna parësore konsiderohen ato të dhëna, të cilat grumbullohen nga ky regjistër dhe përfshijnë:

i. periudhën e studimeve;
ii. shtetin pritës;
iii. institucionin e arsimit të lartë pranë të cilit studion;
iv. fushën e studimeve;
v. burimin e financimit të bursës;
vi. adresën e postës elektronike (e-mail);
vii. të dhënat e shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij vendimi:

– Emri;
– Mbiemri;
– Atësia;
– Adresa;
– Gjinia;
– Vendlindja;
– Datëlindja.

b) Të dhënat dytësore, që shkëmbehen me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC), janë, si më poshtë vijon:

i. NID-i i shtetasit;
ii. Emri;
iii. Mbiemri;
iv. Atësia;
v. Adresa;
vi. Gjinia;
vii. Vendlindja;
viii. Datëlindja.

4. Baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ka si institucion administrues Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

5. Baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC) dhe database-t e tjera shtetërore, të cilat, në aktin e krijimit të tyre, parashikojnë ndërveprimin me bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë.

6. Dhënës të informacionit për bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, janë ministria përgjegjëse për arsimin dhe ministria përgjegjëse për punët e jashtme.

7. Vlerësimi i rezultateve të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, realizohet nga një komision i veçantë me 9 (nëntë) anëtarë, nga institucionet përgjegjëse, i cili ngrihet me urdhër të Kryeministrit. Ai drejtohet nga ministri përgjegjës për diasporën. Komisioni realizon një raport vjetor për Komitetin Shtetëror të Diasporës dhe Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin në Kuvendin e Shqipërisë. Dhënia e bursave shtetasve të huaj me origjinë shqiptare bëhet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe rregullohet me akte të tjera.

8. Baza e të dhënave shtetërore aksesohet nga të gjitha institucionet e interesuara nëpërmjet kërkesës drejtuar Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në përputhje merregulloren  për  organizimin  dhe  funksionimin  e  brendshëm  të  bazës  së  të  dhënave shtetërore të përcaktuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.

9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

10. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 25/06/2020 15:01

    Imagjinoni cfare shteti kur nuk din se sa studente ka jashte vendit megjithese jane qytetare te venditDhe tani kujtohen per te ditur se kush jane dhe ku jane.Kurre nuk behet ky vend hajdutesh!

    Përgjigju
    • si kjo lorna: 02/10/2020 10:27

      Shteti yt eshte mor ti. Je ti keshtu, nje shares i shemtuar, e prandaj kemi kete shtet te tille. Ke gje per te thene per vendimin? Natyrisht se jo. Se ti asnjehere s'ke ditur. Keput qafen, qurrs.

  • lorna: 25/06/2020 12:48

    qeveri leshi...kane 20 vjet qe qe kane ardhur studente te diplomuar jashte, por kane mbet rrugeve nga fak.alla kristal dhe mesdhetar...turp e faqen e zeze paçi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?