VENDIMI/ Rama e paralajmëroi, qeveria lidh memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike

10 Janar 2022, 19:38| Përditesimi: 10 Janar 2022, 20:22

  • Share

Skandali i publikimi të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve, bëri që kryeministri Edi Rama të paralajmëronte se do të ketë bashkëpunime me kompanitë e huaja që mbrojnë të dhënat e qytetarëve.

Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Dixhitalizimi i shërbimeve shkurton kohë dhe radhë, por i bën institucionet më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe për të shmangur këtë duhen forcuar sistemet mbrojtëse.

Skandali i publikimit të pagat bëri që qeveria të kërkojë konsulencë dhe lidhë marrëveshje me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes kibernetike kompaninë " Jones Group International".

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u takua sot me gjeneralin James Logan Jones, i cili ka themeluar kompaninë "Jones Group International" dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike.

“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Europë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Europë”, shprehet Balluku.

Kush është kompania Jones Group International

Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones. Pas 42 vitesh shërbimi në Korpusin Detar të SHBA, gjenerali Jones ka shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e tij shumëvjeçare për të formuar Jones Group International. Metodologjia dhe eksperienca e kompanisë vjen nga nivelet më të larta të eksperiencës që gjenerali Jones ka pasur në ushtrinë amerikane. Kjo kompani ka bashkëpunim me shumë qeveri në botë duke ofruar siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.

Vendimi i Qeverise

 

Komento

Komente

  • Per komentet absurde: 11/01/2022 04:38

    Edhe cfare se gjenerali nuk ka eksperience personale ne fushen e sigurise kibernetike? Mos valle do e bente vete punen teknike edhe sikur te kishte eksperience? Sigurisht qe jo. Punen e bejn nepunesit qe zoterojn njohurine ne baze te kerkesave te projekteve. Si gjeneral, ai ka lidhjet e duhura dhe aftesite organizative per te identifikuar talentet ne fushat perkatese. Vendimi per te marre konsulence ekspert te huaj, nga nje vend i besuar si SHBA, eshte i shkelqyer, sepse per ndryshe do duheshin sa e sa vite per te krijuar aftesite e duhura me stafe shqiptare.

    Përgjigju
  • Eri: 10/01/2022 21:48

    Uau. Kaq budalla e bejne miletin mor aman. A thua sikur SHBA nuk ka open sources. I fusin nje gjeneral dhe emer kompanie amerikane dhe hopa u be"amerikanizimi" i procesit dhe te fleme te qete. Se pari, kompania e zoterise eshte LlC me objekt veprimtarie "i pergjithshem" pa ndonje eksperience ose lidhje me "sigurine kibernetike". Kompania eshte thjesht vete personi qe ofron konsulence pra lobing, konsideruar aksesin qe ka si nje ish gjeneral. Per me tepr, per dokumentat ka nje National Registered Agent inc-pra dike qe merret me dokumentat por jo publik ne menyre qe te mos ekspozoje kush merret me letrat. Shkur hesapi, lidhja e nje marrveshje te tille eshte nje kontrate lobingu ne rastin me te mire dhe skeme pastrimi parash ne rastin me te keq.

    Përgjigju
    • Bledi: 10/01/2022 22:35

      E ke tho fiks plak, dhe e bukra osht qe kto i bojne rreklame kompanise a thu se po vjen me shit produkte ushqimore. Ky tipi me eksperiencen edhe pervojen do boj nomin. Korpusi detar ska kokrren e lidhjes me sigurine kibernetike, sepse ky ska qene i dislokuar tek cia apo national security agency. Kto jane lobime dhr kontraktime pa gare, pa nji tenderim te hapur nderkombtar, me njerez te dyshimte. Tna rroje belinda dhe naltmadhnija qe slane pencjonist amerike pa e bo kontraktor me kap nai thele buxheti ke ne

  • Rudi: 10/01/2022 21:41

    Po pse ne duhet ti kthejme prapanicen SHBA-ve per shume faktore. Hapin baza ne Shqiperi, dislokojne trupa, nderhyjne ne punet e brendeshme te vendit, flasin per ndeshkime individesh, del ambasadorja dhe nderhyn gjithkund, dhe tani i besojme mbrojtjen kibernetike. Pse duhet te vendosi kryeministri per gjithcka!! Ne Gjermani ka disa agjensi per mbrojtjen kibernetike, ne Hollande po ashtu, ne Suedi gjithashtu. Pse duhet ti besojme nji kompanie amerikane sistemet e sigurise dhe detyrimisht te dhenat tona. Zoti kryeminister ka provuar ndonjihere te informohet se cfare behet me te dhenat e shtetasve apo shteteve te cilet i kane besuar ashtu si ne disa kompanive amerikane mbrojtjen kibernetike?? Pse NSA apo FBI apo nji mori agjencish fantazma shteterore te cilat qendrojne pas ktyre fasadave duhet te na kontrolloje?? A do dali kush ti thote njehere STOP "pushtimit" amerikan ne vendin tone?? Duhen investime amerikane per ato kemi nevoje dhe jo per spiuna se ato i kemi qe diten qe hyri i pari perfaqesues i Deshmitareve te Jehovait

    Përgjigju
  • A. N.: 10/01/2022 20:57

    Mos ta kesh problem se ne do e paguajme faturen. Nderkohe ju mimd te vazhdoni te punesoni militante sa me shume nga te gjitha anet sepse tani kemi amerikanet qe do na mbrojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?