Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset nga viti 2015 deri në 30 nëntor 2024-ën do të fshihen nga sistemi. Vendimi i qeverisë i miratuar 2 ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe institucionet duhet të hartojnë listat me emrat e përfituesve dhe të fshijnë detyrimet brenda 2 muajsh.
Sipas vendimit që tanimë ka hyrë në fuqi do të falen gjoba që janë vënë për ndërtime pa leje, parkime të gabuara, tejkalim shpejtësie, për mos respektim të masave anti-COVID apo ndëshkime që lidhen me prodhimin bujqësor dhe blegtoral.
Institucionet si IKMT, AKU, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë 30 ditë afat për të hartuar listën me emrat e përfituesve, dhe brenda 60 ditësh duhet të fshijnë gjobat që janë në emër të qytetarëve apo bizneseve. Ndërsa afati për faljen e gjobave për raste specifike për ndërtime pa leje është deri në 80 ditë.
Përfitues të vendimit të qeverisë janë të gjithë ata qytetarë apo biznese ndaj të cilëve ishte vënë një gjobë por që ende nuk ishte paguar nga debitorët. Por pas këtij vendimi, ata çlirohen nga penalitetet pasi fshihet çdo gjë e 10 viteve të fundit.
Komente

po mire ata qe i paguan..si i behet??
Përgjigju