Ish zyrtari i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode që u arrestua sot pasi akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj dyshohet se bashkëpunonte me kolegët Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila.
Që në nëntor të 2017 u lëshua urdhër arresti për të tre, të cilët aso kohe u arratisën jashtë vendit. Bode dhe Kohilaj kujdeseshin që me mosveprimet e tyre të lejonin trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.
Lajmi kryesor: