Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hapur një kuti votimi për këshillat bashkiakë të Mallakastrës, duke evidentuar parregullsi në tabelat e rezultatit përfundimtar.
Në rezultatet për këtë kuti, ishin vendosur zero vota për PDIU e Shpëtim Idrizit, por sipas rivlerësimit, ky subjekt kishte 63 vota. Këto vota në tabelën përfundimtare të rezultateve ishin shënuar për Partinë Socialiste.
Për shkak të këtij rezultati PDIU arriti të përfitonte dhe një mandate të dytë në këshillin bashkiak, ndërsa ky mandat i hiqet koalicionit “Bashkë Fitojmë” I cili me vota, pas rivlerësimit, renditet poshtë PDIU-së.