‘Vendoret’ e 14 majit, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki! BF ankimim për Bashkinë Kuçovë

20 Maj 2023, 20:03| Përditesimi: 20 Maj 2023, 20:12

  • Share

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar të shtunën rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjdhje kanë të drejtë ankimi.

Në KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. PO ashtu, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 20/05/2023 20:49

    Po kush e vjedh lefter ziun!as per te ruajtur sharqit nuk ben!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?