Glover në takim me Hohmann

Vendoret e 14 majit/ Takim mes shefave të misioneve të BE-së! Ambasadorja, Hohmann: Me rëndësi respektimi i standarteve ndërkombëtare

26 Prill 2023, 20:31| Përditesimi: 26 Prill 2023, 20:37

  • Share

Shefat e Misioneve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka qenë e pranishme edhe shefja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover  për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann tha se zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe.

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,” Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Audrey Glover ndodhet në Shqipëri që prej datës 6 prill ku është takuar me përfaqësuesit kryesorë të forcave politike të cilëve u ka bërë thirrje që të angazhohen për të garantuar zgjedhje të standarteve të larta ndërkombëtare.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?