‘Vendoret’/ Kikia në Report Tv: PD në periferi, ‘lufta’ mes Ramës dhe çiftit Meta-Berisha! 3 mesazhet që dha takimi i Escobar me kreun e PL-së

13 Prill 2023, 13:39| Përditesimi: 13 Prill 2023, 14:09

  • Share

Sfondi politik edhe pse në entuziazmin dhe rrëmujën paraprake të fushatave të partive gjithsesi nuk është zbehur, përkundrazi, është mjaft e qartë. Analisti Mentor Kikia sheh një zbythje të dukshme të Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Kikia foli në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ku tha se përballja e 14 majit nuk është mes tri palëve por mes PS dhe çiftit Berisha-Meta.

“Përballja tipike mes partive nuk është me tri palë, vetëm Rama dhe koalicioni. PD e Alibeaj është në periferi, asnjë nga palët se referon. Shigjetat janë nga Berisha. Janë qartësuar ujërat dhe kandidatët dhe rivalitetet politike.”- tha Kika në Report Tv.

Sa i takon vizitës së të dërguarit special të SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe shmangies së tij ndaj ish kryeminisrit Sali Berisha, për Kikan në fakt takimi i tij me Metën dha tri mesazhe.

Sipas analistit, takimi me Metën përpos rëndësisë së zgjedhjeve vendore, ky takim në PL theksoi se SHBA nuk mbështet pa fre mazhorancën. Dhe e treta konstatimi i sepse është i sanksionuar nga SHBA dhe po bëjnë ç’është e mundur për të mos ta ngritur nga ana politike

“Takimi me Metën, them që vizita mund të ketëmesahze. 1. Rendësia e zgjedhjeve vendore; 2. Nuk neglizhojnë opozitën me kolaicionin me Berishën, s’ka mbështetje pa fre. 3. Gjithçka në luftën politike të Tiranës është tek kontestimi që i bëjnë Berishës sepse është i sanksionuar nga SHBA dhe po bëjnë ç’është e mundur për të mos ta ngritur nga ana politike.”- tha ai.

Sa i takon fushatës, Kikia u shpreh se mbjellja e pemëve ëstë trend por e konsumuar.

‘Ka ndryshime në mënyrën e fushatave, njëra me tamtame e tjetra e heshtur. Opozitës i duhet zhurma, i duhet frymë.

Do duhen të shkojnë tek votuesi përmes gjetjeve artificiale. Mbjellja e pemëve është trend i qytetarëve. Në dukje është një gjetje e bukur. Por si veprim është i konsumuar në politikë.’- tha Kikia.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?