Kreu i PD-së bë Kurbin, Gjovalin Laska ka denoncuar socialistët se kanë abuzuar me orientimin e qytetarëve në Kurbin.
Ai pretendon se socialistët me në krye te deleguarin politik të Qarkut Lezhë Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, po kërcënojnë administratën në Kurbin për të votuar kandidaten e kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14-majit. Denoncimi është bërë nga Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin Gjovalin Laska, sipas të cilit po ju merren kartat e identitetit qytetareve për ti orientuar votën me 14-maj.
“Sot dua të bëj një denoncim publik lidhur me administratën e Bashkisë Kurbin dhe ministrin e Drejtësisë. Ai ka sjellë drejtorët dhe po merr peng qytetarët e Kurbinit. Ai i dërgon te një restorant për t’i bërë presion. Në Bashkinë Kurbin kanë filluar të mbledhin, kartat për t’i orientuar për votën më 14 maj.
Edhe zyra arsimore po bën të njëjtën gjë, sepse është vegël e kryetares së Bashkisë. Kërkoj që ministria e Rendit, së bashku me gjithë arsenalin e policisë së shtetit. Në Kurbin qarkullojnë me armë dhe mjafton të jenë nën siglën e PS-së dhe mund të lëvizin të lirë. Të dashur qytetarë juve po ju blihet vota, me blerje dhe manipulim. Në këtë ditë ju duhet të jeni të qetë dhe të votoni kundër Majlinda Carës dhe kundër Ulsi Patates.
Ju me lekët e tërmetit nuk mund të talleni me Kurbinin.”- tha ai.
Në Bashkinë e Kurbinit janë në garë Majlinda Cara e Partisë Socialiste e cila kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj njësie vendore dhe Bahar Haxhiu i koalicionit Berisha-Meta.
Nqofse ke fakte coji ne prokurori mos be gam gam.
PërgjigjuKy este tamam kok derr...
PërgjigjuCfar thote ky gomari...
Përgjigju