Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e kombinatit. Kryetari i Nismës Thurje, i cili kryeson edhe listën për Këshillin Bashkiak, u shpreh se në thelb beteja politke e Nismës është një betejë mes brezave, por është edhe një betejë për padrejtësinë që i është bërë brezit të shkuar.
“Prindërit e mi, punuan një jetë për të ndërtuar vepra publike, të cilat sot janë privatizuar. Ata që i privatizuan sot janë miliarderë, ndërsa prindërit e mi marrin një pension qesharak. Halli i prindërve të mi është si të paguajnë ilaçet, halli i atyre që e morën vendin peng që në 1990-ën është se ku të fshehin paratë që na kanë vjedhur”.
Më tej Shabani u ndal edhe tek llogaridhënia e klasës së vjetër politike. Duke hequr një paralele me marrëdhëniet kontraktuale ai i ftoi qytetarët që të reflektojnë se në cilin profesion dikush mund të shkelë kontratën pa u ndëshkuar.
“Më thoni një profesion ku dikush mund të të marrë paratë për 33 vjet, dhe pas 33 vitesh ai të thotë se ‘i duhen edhe 4 vite të tjera për të bërë punën për të cilën e ke paguar’?” – u shpreh Shabani.
Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak, Pano Soko, foli për rëndësinë që ka ndryshimi i klasës politike për të penguar valën e lartë të emigracionit të të rinjve.
“Ne na duhet të kthejmë ata që kanë ikur. Por që të vijnë ata që kanë ikur, duhet të ikin këta që janë në pushtet” tha ai.
Në mbyllje të takimit, aktivistët e Nismës marshuan në rrugët e kombinatit duke diskutuar me qytetarë dhe bizneset e vogla të zonës.
Lajmi kryesor:
Një tjetër demokrat mbështet kandidatin e Berishës në Vau Dejes, Zekthi: Nuk ka të dytë, kemi vetëm Zef Hilën
G.MO//ReportTv.al