‘Vendoret’/ Pampuri në Report Tv: Një kandidat i përbashkët nga të gjitha grupimet e PD, me kushtin të ketë mbështetjen nga SHBA-BE

4 Tetor 2022, 18:22| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 19:00

  • Share

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka theksuar se në zgjedhjet vendore Partia Demokratike duhet të shkojë me një kandidat të përbashkët, mirëpo në ndryshim nga pjesa tjetër, ajo ka artikuluar se çdo emër i dalë duhet të ketë mbështetjen e SHBA-BE. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Pampuri tha se kur thotë "kandidat të përbashkët", e ka fjalën për një propozim që vijnë nga të gjitha grupimet e PD-së së përçarë, por me një kriter, mbështetjen e aleatëve. 

“Kandidat i përbashkët që të përfaqësoj të gjitha grupimet e PD dhe të jetë brenda standardeve të kërkuara nga aleati i SHBA, dhe BE, të ketë mbështetjen e bazës dhe të jetë në linjën e standardeve të SHBA dhe BE”, tha Pampuri.

Ajo tha se deri më tani nuk ka negociata mes palëve, teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe aleancën me Partinë e Lirisë. Për Pampurin, primare duhet të jenë demokratët dhe më pas aleanca me partitë e tjera.

“Nuk jemi në negociata. Kur flasim për të negociuar duhet të vendosemi për disa standarte se kur ne kemi nevojë për aleatin, ai është aty me ne. Nuk mund të shkelen standartate e SHBA dhe BE, ne bashkëpunojmë me çdo demokrat, se ato janë të parët dhe pastaj vijnë koalicionet me partitë e tjera”, deklaroi ajo.

Njësoj si pjesa më e madhe e deputetëve demokrat, edhe për Pampurin, dalja me një kandidat të vetëm është rruga drejt fitores, në të kundërtën, ajo thotë se do të konfirmohet se votat e marra janë për nevoja personale, referuar këtu Sali Berishës ‘Non Grata’ dhe jo për interesin e demokratëve.

“Prioritet është bashkimi i demokratëve dhe nëse nuk dalin në një kandidat të përbashkët, i bie që nuk ka një rezultat që nuk çon në fitore. Vetëm të bashkuar arrijmë që të marrim një rezultat të mirë, ndryshe votat janë për nevoja personale dhe jo për interesin e demokratëve”, vijoi deputetja.

Në fund dhe një “koment pa shumë komente” dha edhe për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) mes akuzave për manipulime, duke thënë se nuk ishte momenti i duhur për të mbajtur garën.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turpi pd: 05/10/2022 08:17

    Rrace e keqe tu mbyt anija edhe ty edhe lit tat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?