‘Vendoret’/ Sako 'dy fjalë' për rivalin e saj për bashkinë Durrës: S’meriton të merret seriozisht, dikur marionetë e Bashës sot e Like Floririt dhe ‘Non Gratës’

5 Maj 2023, 10:18| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:53

  • Share

Kryebashkiakja dhe kandidatja e PS për Durrësin Emiriana Sako ka reaguar pas disa kritikave të ardhura nga rivali i saj për Durrësin, Igli Cara kandidat i “BF’. Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, shoqëruar edhe me një video ku tregohet se kush fshihet pas kandidimit të tij në Durrës.

Sako u kërkon qytetarëve të mos e marrin seriozisht kandindatin e Bashkë Fitojmë, pasi i është një marionetë e Sali Berishës së shpallur non grata dhe Ilir Metës. Sikurse shkruan Sako e Igli Cara ka gabuar me përfaqësimin e tij pas dy imazheve si drejtuesit e koaliconit Bashkë Fitojmë. Sipas saj Berisha –Meta kanë hedhur Igli Carën për të marrë peng Durrësit dhe projektet e mëdha të së ardhmes që e presin qytetin.

“Unë nuk jam politikane dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash. Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh.

Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë!

Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të radhës, nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Deri dje ai ishte marioneta e Lul Bashës, sot ai është marioneta e Sali Nongratës dhe Ilir Floririt, të cilët s’kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Durrësit. Ata e kanë hedhur Igli Carën në fushë për t’u hedhur hi syve të durrsakëve dhe për ta marrë Durrësin peng. Për të marrë peng Portin e ri Turistik, Portin e ri tregtar në Porto Romano, hekurudhën e re Durrës-Tiranë dhe vetë të ardhmen e Durrësit që sot me mbështetjen e Kryeministrit dhe deputetit tonë Edi Rama, ka hyrë në një kapitull historik transformimi ekonomik, urban dhe social.

Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës!

Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e rradhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e nongratave dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetem hallet dhe interesat personale!”- tha ajo.

Kujtojmë se kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka deklaruar se fushata e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriona Sako, drejtohet nga Vangjush Dako. Sipas Carës është Vangjush Dako ai që organizon takimet elektorale të Sakos.

Gjithashtu ai tha se kompania e Vangush Dakos fiton të gjithë tenderat e bashkisë së Durrësit.

G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?