Cristiano Ronaldo

Vendos Cristiano Ronaldo, Juve mposht Milanin në Superkupën e Italisë

16 Janar 2019, 22:13| Përditesimi: 16 Janar 2019, 22:16

  • Share

Nuk ka surpzriza në Superkuën e Italisë. Juventusi ka thyer Milanin me rezultatin minimal 1-0 falë Cristiano Ronaldo duke e fituar për herë të 8 në histori këtë trofe, pikërisht një më shumë se “djalli”.

Ndeshja nisi jo pa surpriza, pasi Gatusso kishte zgjedhur të zbriste në fushë pa sulmuesin Higuain. 45 minutat e para floën më shumë për Juventusin, që në disa raste i shkoi fare pranë golit. Madje në një rast arriti ta gjente atë me Matuidin, por më pas u anullua nga VAR.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 61, të besuarit e Allegrit realizuan golin që vulosi sfidën me autor Cristiano Ronaldon, i cili finalizoi me kokë një asist perfekt të Pjanic. Si të mos mjaftonte disavantazhi, Milani në minutën e 73-t mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Kessie u largua me karton të kuq. Mesfushori 22-vjeçar ndërhyri ashpër ndaj Emre Can dhe me ndihmën e “VAR” arbitri I ndeshjes nuk e fali.

Për afërsisht 20 minuta në lojë ishte edhe Higuain, por “El Pipita” i cili është pranë transferimit te Chelsea, nuk arriti t'i ndryshonte udhën kësaj sfide. Në fund fiton Juve, e cila konfirmon edhe një herë supermacinë ndaj skuadrave italiane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?