I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse në GJKKO, ku ka rrëfyer se si u urdhërua të vendoste tritol në një banesë në Lushnje, si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer një borxh bandës së Laert Haxhiut. Ai tregon edhe si komunikonte me Haxhiun.
Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnje, pasi i kishin dhënë “mall” një personi dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si formë presioni. I thashë “dakord”, ç’t’i thosha? Që nga dita e parë që i takova, ndjeja një lloj presioni mbi mua – nuk di si t’ua shpjegoj. Gjatë rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit dhe u nisa për në Lushnje për të vendosur tritolin. Kisha bërë edhe planin. Vendosa 100 gram tritol. M’u duk sikur kjo ishte prova që ata do shikonin nëse bëja punën apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës që ndodhej në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin. Me Laertin flisja me chat email të enkriptuar. Ma dha ai vetë. E mbushnim në “Bllok”, 600 euro në muaj.
Lajmi kryesor:
‘I rrinin të gjithë pinc’, Tafani zbërthen në GJKKO krimet e bandës së Haxhiut: Si e vrau kushëririn dhe trupin ia hodhi në rezervuar
SI.E./ReportTv.al