24 kulla vrojtimi në Durrës, por fataliteti në det nuk ndalet, 4 pushues të mbytur në pak ditë

13 Korrik 2020, 18:15| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 18:21

  • Share

Rojet bregdetare në plazhin e madh të Durrësit, janë vendosur ndryshe nga zonat e tjera ku mungon prania e tyre. Nga vëzhgimi Report Tv rezulton se janë 24 kulla vrojtimi nga Currilat deri tek Shkëmbi i Kavajës. Përgjatë këtij plazhi shumica e rojeve qëndrojnë në gatishmëri, por në disa raste kullat janë bosh.

"Përderisa plazhi është kaq i madh duhet që çdo hotel të ketë kullë vrojtimi", tha një pushues. Ndërsa një tjetër thotë se "rojet duhet të ndihmojnë pushuesit, sidomos të moshuarit".

Mbetet për tu parë vigjilenca e këtyre vrojtuesve, pasi që në nisje të sezonit 4 pushues kanë humbur jetën në Durrës. Sipas të dhënave nga policia, 3 prej tyre kanë pësuar infarkt në det, ndërsa një tjetër pushues u mbyt nga dallgët në plazhin e Qerretit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 13/07/2020 23:06

    Punoni reren mor maloke,,,si mund te shtrihesh ne nje rere si beton....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?