LUSHNJË- Janë vendosur barrierat metalike në rrugën Zhymë-Krutje, vendi njohur ndryshe si ‘kthesa e vdekje’, kjo për shkak të aksidenteve të rënda me pasojë humbjen e jetës së qytetarëve. Ka qenë deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka publikuar në rrjetet sociale barrierat metalike të vendosura anash rrugës.
Braçe u bën thirrje edhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
‘Behet pra behet, behet qe cke me te! Zhyme/Krutje, kthesa e vdekjes nuk do jete me “kthesa e vdekjes”; Gjithcka qe duhet te ishte “masa sigurie” u vunë ne kthesën e zhymit sot!
Tani kam një lutje për gjithë banoret-veçanërisht te rinjtë, te cilët përdorin këtë rruge; Deri tani faji ka qene i përbashkët-i rrugës dhe i juaji. Nga sot do jete veç i juaji-kujtdo qe nget makinën kundër rregullave, përtej shpejtësisë se lejuar, i ngopur me alkool apo i dendur ne miell; ndaj lërini te gjitha këto e respektoni ligjin!
Do jete me mire për ju, familjet tuaja dhe cilindo qe përdor te njëjtën rruge! FALEMINDERIT kujtdo qe u përgjigj kete here; posaçërisht punëtorëve qe po e përfundojnë këtë pune ne 40 GRADE; por edhe këshilltar Aranitit dhe administrator Arlindit qe e ndoqën punën deri ne fund! Uuuuuffffffff cfare barre!’- shkruan Braçe.