Lokali në Korçë

Vendosën muzikë të lartë në lokal mbi orarin e lejuar, nën hetim pronari i lokalit dhe tre muzikantë në Korçë

9 Korrik 2023, 10:08| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 10:15

  • Share

Katër persona janë vënë nën hetim nga policia e Korçës, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali.

Nga kontrollet e ushtruara në disa lokale në Korçë, me qëllim parandalimin e muzikës së lartë është konstatuar një rast të paligjshmërisë në këtë fushë.

Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4, Korçë, është konstatuar lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave.

Për pasojë u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë, për shtetasit M. Z (pronari i lokalit), A. H; A. Zh. dhe M. Ç., muzikantë në këtë lokal.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se tre muzikantët nuk ishin të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore, si të punësuar në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?