Tirana

Vendosen rampa në trotuarë në shërbim të personave me aftësi të kufizuara

28 Prill 2019, 11:05| Përditesimi: 28 Prill 2019, 11:08

  • Share

Bashkia e Tiranës vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca apo edhe të karrocave të fëmijëve. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e troturarëve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke vendosur edhe rampat.

Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve thekson se puna për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit. Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?