U dyshua për lëndë plasëse brenda një koshi mbeturinash afër poliklinikës në Elbasan, pajisja telefonike alarmoi banorët dhe policinë

28 Janar 2022, 10:28| Përditesimi: 28 Janar 2022, 12:21

  • Share

ELBASAN- Një pajisje telefonike e hedhur mëngjesin e sotëm në një kosh mbeturinash në afërsi të poliklinikës në Elbasan ka alarmuar banorët e lagjes, të cilët njoftuan policinë.

Fillimisht u dyshua se ishte një sasi lënde plasëse, por pas hetimeve nga policia rezultoi se ishte thjesht një pajisje telefonike ajo që shkaktoi panikun në lagjen e Elbasanit.

nuk ka ende të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk është identifikuar as personi që ka vendosur lëndën plasëse. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?