Fidel Ylli duke hyrë në takim me Ligën Profesioniste të Futbollit

Vendoset për të ardhmen e kampionatit të futbollit, pritet dritë jeshile pasi Fidel Ylli i bashkohet mbledhjes së Ligës

21 Shtator 2020, 12:36| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 12:50

  • Share

Me shumë mundësi sot do të vendoset se çfarë do të ndodh më tej me kampionatin shqiptar të futbollit. 

Liga Profesioniste e Futbollit po zhvillon një takim në ambientet e stadiumit “Air Albania” për të diskutuar për vijimësinë e bojkotit dhe katër kërkesat e tyre për qeverinë. Por zhvillimi më i rëndësishëm që mund të sjellë edhe një zgjidhje të ngërçit ka të bëjë me faktin se në takim me Presidentët e klubeve të Suprligës është bashkuar edhe negociatori i qeverisë deputeti Fidel Ylli që për herë të parë takon përfaqësuesit e Ligës dhe Presidentët e klubeve.

Në diskutim do të hidhen të gjitha idetë për zgjidhjen e situatës në mënyrë që topi i futbollit të fillojë të rrotullohet sërish në vend. Fidel Ylli në takim me Ligën ëshë një zhvillim i shumëpritur. Tonet janë ulur dhe komuniteti i futbollit pret një zgjidhje sa më të shpejtë.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?