Sandro Tonali

Vendosi 100 mijë paund baste, Sandro Tonali dënohet sërish

3 Maj, 16:58| Përditesimi: 3 Maj, 16:59

  • Share

Sandro Tonali ka luajtur 100 mijë paund baste për një periudhë tre mujore në kohën që ishte pjesë e Newcastle United, fill pas largimit nga Milani verën e kaluar.

Tanimë Federata Angleze e Futbollit ka provuar se ai ka vendosur baste të paligjshme dhe e ka dënuar mesfushorin italian me dy muaj pezullim dhe 20 mijë paund gjobë.

Italiani 23 vjeçar nuk do të vuajë dënimin nëse nuk kryen shkelje të mëtejshme përpara fundit të sezonit të ardhshëm. Ai tashmë po vuan dënimin 10-mujor deri në gusht 2024 për shkeljet gjatë kohës së tij në Itali.

Tonali u akuzua nga Federata Angleze në mars dhe pranoi se kishte vendosur midis 40 dhe 50 baste futbolli pasi iu bashkua Newcastle nga Milani në korrikun e kaluar, duke përfshirë katër ndeshje që përfshinin edhe klubin e tij, Newcastle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?