Luigi di Biagio

Vendosi di Biagio, Dinamo anulon miqësoret me klubet e Serie A

5 Gusht 2023, 12:32| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 12:34

  • Share

Dinamo është në fazën përgatitore në Itali. Klubi i Superligës shqiptare ndërroi trajnerin, teksa vendin e Dritan Mehmetit e mori Luigi di Biagio. Ish-i i Italisë U-21 ka vendosur të anulojë miqësoret që klubi kishte në program, kjo për t'u fokusuar më shumë te ngarkesa fizike dhe për të fituar më shumë kohë, duke shmangur udhëtimet e gjata.

Dy ditë më parë Dinamo humbi në miqësore kundër Modenës, me klubin e Serie B që shënoi dy gola. Duket se trajneri i ri ka mbetur i kënaqur, paçka dy golave të pësuar.

Në program Dinamo kishte tre miqësore, kundër ekipeve si Piza, Verona dhe Sassuolo. Gjasat janë që Blutë ta mbyllin me një miqësore fazën përgatiore në Itali dhe para rikthimit në Tiranë të luajnë me Riminin. Kujtojmë se Superliga shqiptare fillon më 19 gusht.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?