Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se do të mbledhë kabinetin e tij të sigurisë këtë javë për të diskutuar se si t'i japë udhëzime ushtrisë për të vepruar në Gaza dhe për të përmbushur të gjitha qëllimet e tij të luftës.
Në fillim të një mbledhjeje të kabinetit këtë të martë, ai deklaroi se do të mblidhte kabinetin për të udhëzuar IDF-në se si të arrijë tre qëllime më vonë këtë javë, shkruan Sky News.
"Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë së bashku për të arritur të gjitha objektivat tona të luftës: mposhtjen e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe sigurinë se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin", theksoi kryeministri.
Netanyahu ka vendosur për pushtimin e plotë të Gazës dhe po kërkon miratimin nga kabineti i tij i sigurisë.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas shifrave të Izraelit.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 60.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.
Komente
