Hugo Lloris

Vendosi rekord me Francën, kapiteni tërhiqet nga kombëtarja

9 Janar 2023, 20:45| Përditesimi: 9 Janar 2023, 20:46

  • Share

Kapiteni i Francës, portieri Hugo Lloris është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Portieri 36-vjeçar i Tottenham-it e bëri të ditur vendimin e tij këtë të hënë. Tërheqja e tij vjen një muaji pas humbjes së Francës me penallti ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në Katar.

"Vjen një moment kur duhet të dish të ndalesh", tha Lloris për L'Equipe. "Unë nuk dua ta zë rrugën, gjithmonë kam thënë dhe përsëritur se skuadra e Francës nuk i përket askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu, së pari unë. Ekipi është gati të vazhdojë, ka edhe një portier që është gati si Maignan. Preferoj të tërhiqem duke qenë në krye sesa të pres një rënie të formës, apo shumë konkurrencë. Ka edhe një zgjedhje familjare, ndjej nevojën të kaloj më shumë kohë me gruan dhe fëmijët e mi", tha Lloris.

Me një karrierë 14-vjeçare në ekipin kombëtar të "Gjelave", Lloris ka vendosur rekord me 145 paraqitje për Francën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?