Ekonomi

Enti i Energjisë miraton çmimin e ri, kush harxhon më shumë se 800 kWh në muaj e paguan me 42 lekë (plus Tvsh) deri më 31 dhjetor! Opozita: Dëmtohen qytetarët

23 Shtator 2022, 16:26| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 00:52

  • Share

TIRANË- Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor, me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. Vendosja e fashës prej 800 kilovatësh u miratua sot në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë.

Çmimi i ri që do të paguajnë familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të jetë 42 lekë kilovati plus Tvsh. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kW do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. 

Më herët KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kwh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Kwh, ndërsa për konsumatorët e tjerë do shitet aq sa tani 2.4 lekë kilovati. Pas kësaj kostoje FSHU kërkoj nga ERE vendosjen e çmimit të ri për konsumatorët familjarët.

"Kërkesa për çmimin e ri për konsumatorët familjar që konsumojnë mbi 800 kilovat orë në muaj vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Vendimi është i domosdoshëm në kushtet e emergjencës së shpallur nga qeveria për furnizimin me energji elektrike. Çmimi mbulon kostot e blerjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet e huaja. Ky vendim përbën interes të lartë publik për të garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Kërkesa përmbush kushtet ligjore. Vlerësojmë se caktimi i çmimit 42 lekë për kilovat do të mbuloj blerjen e energjisë dhe do të krijojë likuiditet për të importuar. Propozojmë vendosjen e çmimit 42 lekë, për periudhën 1 tetor deri 31 dhjetor 2022", tha relatori i vendimit.

Ky vendim është i përkohshëm, me një zgjatje afati prej tre muajsh. Në janar të vitit 2023 do merret sërish në shqyrtim në varësi të situatës me energjinë elektrike.

Opozita ka kundërshtuar rritjen e çmimit për fashën mbi 800 kWh. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e pranishme në mbledhjen e ERE tha se me këtë rritje qeveria nuk ka mbrojtur interesat e qytetarëve. Tabaku theksoi se rritja e çmimit është e papërballueshme për xhepat e qytetarëve, prandaj  buxheti i shtetit duhej të vijonte të mbronte qytetarët dhe të paguante rritjen e çmimit të energjisë.

Skema e faturës së re

Konsumi 850 kilovat

800 kilovat do faturohen 9.5 lekë, ose 7600 lekë

50 kilovat do faturohen 42 lekë, ose 2100 lekë

Pra, për 850 kilovat fatura shkon 9700 lekë pa TVSH, shto 1940 lekë TVSH dhe 100 lekë tarifa e Televizionit, çmimi do jetë 11.740.

Ora 16:58
Pas miratimit nga Enti Rregullator i rritje së çmimit për fashën  mbi 800 kwh, reagon Tabaku: Nuk u mbrojtën interesat e qytetarëve

 

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se miratimi nga Enti Rregullator i Energjisë për vendosjen e rritjes së çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh nuk është në interes të qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Tabaku tha se qeverisa shqiptare dhe ERE duhet të mbrojnë qytetarët, gjë që sipas saj nuk e bënë.

“Është e pajustifikuar rritja e çmimit. I kërkuam ERE-s që të ketë interes për qytetarët. Çmimi i energjisë është rritur për 75% në vitin 2015. Kjo ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimeve dhe një rritje të varfërisë. Mosrritja e pagave, rritja e taksave në sektorin privat kanë krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare që ka përgjigje vetëm e rritje taksash dhe tarifash. Është fatkeqësi pasi 500 milionë euro kanë marrë kompanitë e energjisë për përballimin e krizës. Do të prekën familjet me më shumë fëmijët. ERE dhe qeveria shqiptare duhet të kenë interesin  qytetarëve por fatkeqësisht nuk e patën. Strategjia e qeverisë për diversifikimin e energjisë. Transparencë për hetimin e shpenzimeve të të gjithë operatorëve në sektorin elektro-energjetik Dosjet në SPAK për abuzimin me energjinë, të ishin objekt hetimi i të gjitha instancave qeveritare. Nuk mund të lejojmë që edhe kriza të përdoret për të bërë biznes”.

Ora 16:43
Enti Rregullator i Energjisë miraton rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh

1663943691_WhatsAppImage20220923at16.23.371.jpeg

Enti rregullator i Energjisë miratoi sot vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh dhe çmimin e ri që do paguajnë familjet që kalojnë fashën që do të jetë 42 lekë kilovati.

Ora 16:42
Enti Rregullator i Energjisë mblidhet fashën për rritjen e çmimit, Tabaku: Çmimi i energjisë të mos rritet, peshën ta mbajë buxheti i shtetit

Në ditën kur Bordi i Entit Rregullator i Energjisë Elektrike është mbledhur për vendosjen e fashës 800 kwh ku pasi të kalohet të ketë rritje çmimi, ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Tabaku tha se rritja e çmimeve nuk do të ketë ndikim pozitiv pavarësisht rritjes së kostos së energjisë, përkundrazi, do të rëndojë mbi qytetarët. Ajo propozoi që çmimi i energjisë të mos rritet për familjarët dhe bizneset, pavarësisht konsumit, që pesha e shpenzimeve pas rritjes së kostos së energjisë t’i kalojë buxhetit të shtetit, si edhe taksimi me taksa shtesë kompanive që kanë dhënë energji elektrike me kosto sh të larta në kohë krize.

"Në total FSHU llogarit që çmimi i shitjes për konsumatorët familjare për sasinë mbi 800 kwh/muaj të jetë 42 leke/kwh. FSHU e paraqet kërkesën në ERE me arsyen se i janë rritur kostot e blerjes se energjisë elektrike nga KESH, dhe kërkon qe këto të reflektohen në çmimin e shitjes për sasinë mbi 800 kwh/muaj për konsumatorët familjarë, ashtu sikurse është edhe vendimi I asamblesë se aksionerëve te KESH. Llogaritjet kompania i bën bazuar në parashikime për sasinë që do të konsumohet mbi 800 kwh/muaj nga abonentët familjare. Duke u nisur nga fakti që qeveria e paraqet këtë si mase për të reduktuar kërkesën për energjinë elektrike, do të ishte e nevojshme një analize kosto-përfitime për ndryshimin e politikës së çmimeve të shitjes se energjisë elektrike për 3 muajt e mbetur të vitit. Përfitimet e pritura janë ulja në sasinë e konsumuar te energjisë elektrike nga familjarët, dhe kuptohet nëpërmjet rritjes se çmimit nga 9.5 ne 42 mbulimin e kostove të blerjes nga importi të energjisë elektrike.Kostot nga rivendosja e fashës dihen, ato qe kane qene arsyet për te cilat u hoq ne vitin 2015. A është gati kompania te beje leximin e matëseve korrekt çdo 30 dite, kur vendimi po merret ne një kohe kaq te shkurtër? Nëse jo, kjo do te shkaktoje probleme ne leximin korrekt e si rrjedhoje do rrisë ankesat e konsumatorëve për faturat e rritjen e mos pagesave. Nga ana tjetër, ekzistenca e fashës do te nxisë konsumatorët te ndërhyjnë ne matëse për ti manipuluar te tregojnë me pak se 800 kwh/muaj. Kjo do te ishte e pamundur nëse kompania do te kishte investuar ne vendosjen e matëseve inteligjente, ose qofte edhe rruajtjen e bokseve kolektive te matëseve ne ndërtesat me shume banore. Për sa kohe këto vazhdojnë te jene problem atëherë kjo mund te jete një tjetër kosto e kësaj politike çmimesh. Përpara se sa ERE te urdhëroje apo vendose rritjen e çmimeve sipas oreksit te qeverise duhet te mbroje interesin publik pra xhepin e qytetareve.  Sipas raportit 27% e shpenzimeve te OSHEE shkojnë për blerje te energjisë nga Tregu i Lirë ndërkohe qe 5% nga parqet fotovoltaike (energji e rinovueshme). Nëse do te kishim një politike pro aktive ndaj diverisifikimit te energjisë (qe ka munguar totalisht) sot do te ishim shume here me pak te varur nga rritja e çmimeve ne burse. Mos rritja e çmimit te energjisë elektrike për konsumatorët familjare dhe për bizneset. Mos te kalohet pesha e rritjes se energjisë elektrike tek familjaret sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit kur parashikohet rritja e prodhimit hidrik ne vendin tone. Kalimi i peshës se rritjes se çmimeve tek buxheti i shtetit duke administruar më mirë kompanitë shtetërore si OSHE, OST, FSHU, KESH duke auditor plotësisht bilancet e tyre dhe praktikat e tyre. Taksimi me takse ekstra të kompanive që kanë dhëne energji elektrike me çmime të larta në kohë krizë (windfall tax) një mënyre taksimi që e përdorin vendet e BE (Gjermania, Italia por edhe vete BE) sikundër dhe Mbretëria e Bashkuar. Sidomos të kompanive hidrike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve edhe pse nuk prodhojnë energjinë elektrike përmes gazit", deklaroi Tabaku.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tim.: 24/09/2022 14:18

    Normal eshte 800 kwh per cdo familje dhe tabakja qe harxhon me shume nuk e ndjen se e mbulon me rrogen e majme

    Përgjigju
  • Jola: 24/09/2022 13:35

    Shqiptari eshte ujk per shqiptarin

    Përgjigju
  • Opionisti: 24/09/2022 10:48

    Ka nje ligje nderkomtaredhe traktate qe ndalon ritje cmime energjise

    Përgjigju
  • Neri: 24/09/2022 09:47

    Enti rregullator....gjoja i pavarura. Ketu asgje seshte e drejt. Drejtuesit e enteve te pavarura duhet te zgjidhen nga populli

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 24/09/2022 09:02

    O qeni ndyr Arbëror mëso Shqip o bërlloku loqevar. O Arbëror analfabeti ti Edi Ramës i ha m*tin Edi Ramës me gjith flasin tënd o katran. Po ti smer vesh sdi Shqip e komenton. Pay rac pise qeni bastard Arbënor që ja jep hajdarin Edit me dor.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA DEBIL [ KEPI ]: 24/09/2022 08:55

    Balona Tabake e bija e hajdutit del e na bën propogand. E thot bëni si them un e mos bëni siç bëj un. Kjo është kryehajdutja e partis wwx qenef pd. Pty rac pise femre ndyr.

    Përgjigju
  • Shkodrani ST: 24/09/2022 08:28

    Jam vet i 7 ne familje si tia bejme?!

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/09/2022 19:46

    Edvin shkjau shqipfolës e deklason popullin shqiptarë për ta ndihmuar serborusin Vucic ! Tradhtar i pështirë, e o populli im flini dhe ëndrroni

    Përgjigju
  • Dakord: 23/09/2022 18:55

    Shume mire e beri qeveria. Me taksat tona paguanim faturen e jorida tabakut dhe sojit te saj. Te kurseje si i gjithe populli. Delenxhie politikane

    Përgjigju
    • Lala: 23/09/2022 20:02

      O sufllaqe Po si mir more.je ne terezi ti apo jo? Po ne Po e paguajm cmimin e larte te energjise.nje nga arsyet PSE kemi cmimin e naftes me te larte ne Bote pervec taksave esht sepse kryeministri tha QE me kete cmim te larte keni Brenda edhe cmimin e energjise Elektriker QE e mbulon buxhetini shtetit.qeke i ordiner Partie bythlepires ti QE vk.po come plas Kari mua se kjo taukja esht buce ose hajdute.perderisa mbron intereson Tim ne kete rast PSE duhet ta shaj? Sälen Asnje SE do ama as te maa coj thiken ne kicked qeveria sme leverdis.

  • Panel djellor: 23/09/2022 17:23

    Vetëm panel djellor ose dyshek me rezistence për ta ngroh dimrit se nuk del leverdia ! Pra gati për panele ja nxjerr leket për një vit me keto cmime

    Përgjigju
  • beni: 23/09/2022 17:15

    Hajde ilace per entin regullatore dhe qeverine ato leket

    Përgjigju
    • O dakordi: 23/09/2022 23:50

      Ju sufllaqexhinjte jeni mesuar vetem te plackisni jo te paguani kshu qe ty s'ta kam merakun.Un paguaj edhe rrogen tende ne administraten e rilindasve o legen. Cmimi i tregut eshte 31 lek o kokpalar kto do na e shesin me 42.

    • Dakordi i motres: 23/09/2022 22:58

      Mbase ilace te femijet e tu o Idiot Rilindas. Do ta provosh faturen dhe ti, kur te paguash nga 500 mije leke drita. Propagande Goebelsi.

    • Dakord: 23/09/2022 18:56

      Ilaçe per ty o toç. Ne do paguajme per zoterine tende????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?